LipjaniPress

PDK vendos nesër nëse do ta përkrahë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Lajme

Partia Demokratike e Kosovës, nesër para seancës së Kuvendit, do të marrë vendim nëse do ta përkrahë mocionin e iniciuar nga opozita, për ta rrëzuar qeverinë. Këtë e konfirmoi anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se për zgjedhje, vendosin nesër mbi 150 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të subjektit që përfaqëson.

“Unë nuk mund ta paragjykoj asnjë vendim të PDK-së, se do të shkojë apo nuk do të shkojë vendi në zgjedhje. Ajo është një çështje që i mbetet secilit anëtar. Janë mbi 150 anëtarë, të cilët nesër do të votojnë se cili do të jetë vendimi i PDK-së. Nuk mund te flas për vendimin që mund ta marrin këta anëtarë nesër”, tha ai në “Infobox” të RTV Dukagjinit.

Tahiri insiston se PDK duhet ta zhbllokojë situatën në vend, dhe se është koha që të kemi një fillim të ri.

Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, duke thënë se nga ana e PDK-së, numri i votave është së paku 33 dhe janë mjaftueshëm, por që kjo nuk mund të thuhet edhe nga ana e LDK-së.

“Ne kemi kërkuar disa herë procedimin e asaj marrëveshje. Mendojmë që është marrëveshje e drejtë. Kryeministri Mustafa ka thënë se në momentin që i kem votat, e procedojmë. Dhe nëse e dëgjojmë atë deklaratë, atëherë LDK nuk i ka votat. Ne themi se i kemi votat në masë të madhe nga Grupi Parlamentar”, tha ai.

Lidhur me aderimin e ri të PDK-së, Arbana Xharra, Tahiri tha se do të ketë edhe aderime të shumta nga fusha e gazetarisë, shoqërisë civile e fusha të tjera. Për zgjedhjet, anëtari i kryesisë së PDK-së, është i bindur se do t’i fitojnë me një epërsi të thellë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Partitë në pushtet dhe ato në Opozitë takohen për demarkacionin

Press Lipjani

Donald Trump e paralajmëron Iranin pas testimit të raketës balistike (Foto)

lipjanipress

Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla 3 Mijë Euro Gjobë Selim Pacollit për Vozitjen e Kamionit të ‘Pastrimit’

lipjanipress

19 VITE MË PARË: RRËFIMET PËR PROTESTËN “BUKË PËR GRATË DHE FAMILJET E DRENICËS”

lipjanipress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

lipjanipress

Një grup prej 11 intelektualë e profesorë universitarë i bashkohen Nismës për Kosovën

lipjanipress

Rrëfimi i Hamëz Jasharit, pak ditë para sulmit nga forcat serbe (Video)

lipjanipress

Ky është rusi më i kërkuar në botë, për spiunazh ndërkombëtar

lipjanipress

Arrestohen pesë kosovarë në Zvicër për korrupsion

lipjanipress

Ministri Shala falënderon ambasadorët për ndihmën që dhanë për rrënimin e murit

lipjanipress

Kryeministri i Kanadasë dëgjon Kuran (Video)

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress
Skip to toolbar