Koalicioni opozitar PDK-AAK-PSDK,zgjedhin kryesuesin e ri të kuvendit komunal
Lipjan 29 mars
Në mbledhjen e radhës të kuvendit të komunës të Lipjanit, për herë të dytë ka dështuar të aprovohet rendi i ditës nha ana e këshilltarëve të komunës. Kryesuesja Vlora Limani-Hajnuni, para se tavënë në rendin e ditës para këshilltarëve .
Ajo ka lejuar hapsirën kohore që në bazë të Rregullorës së Punës tëKK-së, këshilltarët kanë mundësi të shtrojnë pytjet apo sygjerimet e tyre , të japin vërejtje nga puna e kaluar apo edhe të kërkojnë ndonjë pikë të re për rend dite.
Pikërisht në këtë hapsirë,deputeti Florent Hoxha PDK, ka kërkuar që në rendin e ditës të shtohet edhe një pikë ku kërkohet votëbesimi i kryesuases së Kuvendit,znj.Limani. Duke mos u pajtuar me këtë propozim , kryesuesja Limani, ka sqaruar se rendin e ditës e cakton kryetari bashkë me kryesuesen duke u bazuar në ligj e jo në mënyrën se si kërkohet tani.
I menjëhershëm ka qenë intervenimi i kryetarit të komunës Imri Ahmeti, duke e hedhur si të pa bazë këtë propozim duke thënë se” e hedh posht propozimin e z.Hoxha, sepse ai nuk e din se a i ka numrat për ta shkarkue kryesuesen dhe se duhet verifikue ligjësisht. /Lipjanipress.com//
Vetëm kur ti bëni numrat e mjaftueshëm mund të thirret seancë për shkarkimin e e saj. Mirëpo,kërkoj nga ju që ti kthehemi punës, rendit të ditës, ku veq të tjerash kemi edhe aprovimin e buxhetit me të cilin kemi shumë punë për ti kryer, ndërsa ju vazhdoni me sigurimin e nënshkrimeve sepse mbledhjet i thrret vetëm kryesuesja”.
Ndërkaq, PDK-ja, AAK-ja, dhe PSDK-ja, qëndronin të pa luhatur në pozitat e tyre për ta pasur në rend ditë edhe pikën të cilën e kërkonin ata. Nga këto pozita të kundërta, kryetari Ahmeti, kryesuesja, anëtarët e kabineit të kryetarit dhe anëtarët e LDK-së dhe VV-së, lëshojnë mbledhjen, ndërsa opozita vazhdon më tej.
Të mbetur në Sallë, opozita e cakton njërin nga këshilltarët më të vjetër , Xhevat Ollurin, për ta kryesuar mbledhjen deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri. z.Olluri, vlerësoi se kryesuesja do të duhej ta pranonte edhe këtë pikë të rendit të ditës e jot ë veproj në mënyrë të njëanshme sepse dihet se në kuvend vendos shumica e ne këtë rast janë 16 kësilltarë komunal.
Lulzim Rrustemi, PDK kërkoi që të punohej në zgjedhjen e komisioneve për emrim dhe verifikim dhe të shkohet në votim të msheft. Florent Hoxha ka propozuar që për kryesues të ri të KK-së të Lipjanit të zgjedhet Nazmi Krasniqi, ndërsa Ramiz Qeriqi ka propozuar Feriz Ferizin. Dhe me shumicë apsolute të votave të mshefta këshilltarët , për kryesues të ri zgjodhën Nazmi Krasniqin nga radhët e PDK-së. /Lipjanipress.com//