LipjaniPress

Për një qeverisje që nuk e kemi parë në Lipjan Shkruan: Albulena Kelmendi

Lipjani Op/Ed

Në fund të çdo mandati e në prag të çdo palë zgjedhje, rendi i gjërave e kërkon që të bëhet bilanci, se çfarë u bë, si u bë, e veçmas çfarë u premtua që nuk u përmbush.

Në një shoqëri demokratike, madje krahasimi me zotimet është vetëm fillimi i debatit, referimi me nevojat dhe pritjet e qytetarëve është niveli i duhur. Por një diskutim i tillë shoqëror e politik ka qenë i pamundur në Lipjan, për atë se çfarë qyteti duam, cilat janë prioritetet tona si qytetarë, cilat janë resurset e Lipjanit dhe çka na çon drejt zhvillimit e vetëpërmbushjes kolektive. Qytetarët as nuk janë pyetur, e as nuk janë bërë pjesë ndonjëherë, ata janë përdorur sa për të ardhur në pushtet kasta të caktuara, për të keqpërdorur pastaj me taksat e secilit prej nesh.
Një përballjeje të tillë i kanë ikur gjithnjë partitë dhe kandidatët që kanë qeverisur deri më tani me Lipjanin. Këtë nuk e kanë bërë vetëm për shkak të mungesës së vizionit e dijës, paçka nuk e kanë pasur e nuk e kanë as njërën e as tjetrën. Arratisja nga bashkëveprimi me qytetarët ka qenë synim strategjik si i PDK-së edhe i LDK-së në Lipjan, si rrugë e sigurtë për të realizuar interesat e tyre personalë e gruporë, gjithnjë në kurriz të mirëqenies së qytetarëve.
Pavarësisht natyrës garuese që kanë zgjedhjet, kur bëhet fjalë për qeverisjen lokale, alternativa duhet ta shohë komunitetin e qytetarëve si tërësi, qofshin ata votues të njërës parti apo partisë tjetër. Ngase problemet që kemi janë të përbashkëta. Rrugët që shkelim nuk janë të ndryshme për votuesit e kësaj apo asaj partie, ani pse PDK kishte trasuar mendësinë dhe LDK e kishte ndjekur me besnikëri “shërbejuni vetëm bastioneve të votuesve tuaj”. Në çerdhën e vetme që e kemi, duhet të dërgojmë fëmijët, edhepse po nuk je votues i LDK-së, si dje i PDK-së e ke gati të pamundur të të pranohet fëmija. Shkollat të cilët vijojnë fëmijët tanë janë për të gjithë, përkundër asaj që mësimdhënësit kanë qenë gjithnjë partiakë, e kështu avazi i njëjtë ka ndjekur secilën sferë të jetës në Lipjan, duke bërë që asfalti që u ofrua në mënyrë selektive, ishte ofertë për të blerë votat e qytetarëve, çerdhja e fëmijëve si çerdhe e strehimit të militantëve e familjarëve të pushtetarëve, ndërsa shkollat si rehati e militantëve për të shkatërruar gjenerata të tëra nga cilësia e ulët e edukimit dhe arsimimit.
Prandaj, zgjedhjet e 22 tetorit duhet të shihen nga qytetarët parasëgjithash si mundësia e tyre për ta bërë veten pjesë të vendimmarrjes dhe atë jo vetëm duke votuar, por duke votuar alternativën politike që qytetarët i sheh si bashkëdrejtues e bashkëvendimmarës. Kandidatin për kryetar të komunës që pozicionin e sheh me përgjegjësi, porsi një shërbyes i interesave të qytetarëve dhe kjo përgjegjësi e bënë të ndjeshëm ndaj secilit qytetar dhe halleve të tij/saj. I pastrehu duhet të lë pa gjumë një kryetar të mirëfilltë, për sa kohë nuk i mundësohet strehimi, i paushqyeri duhet të theksojë solidaritetin e një kryetari që del nga mesi i tyre, duke pamundësuar kryetarë prepotentësh, që ditët e fushatës parazgjedhore i ka ditët e vetme kur i takon ata dhe atë nga podiumi i skenës së tubimeve, pa i njohur, prekur e bashkëndjerë me problemet e hallet e vërteta, me të cilat përditë ndeshen qytetarët e Lipjanit.
Me 22 tetor, qytetarët e Lipjanit, të qytetit e të fshatit, nga secili cep i tij, e kanë fare të lehtë që ta masin se si nuk u ka ndryshuar asgjë jeta e tyre gjatë këtyre tetëmbëdhjetë vjetëve. Madje, në disa aspekte veçse u është bërë më e vështirë. Nuk mund të lejojmë që qytetarët të përdoren, e paratë tonë të keqpërdoren për t’u pasuruar ata që qeverisin me komunën. Buxheti i komunës, është kuleta jonë e përbashkët si qytetarë, e cila duhet të përdoret vetëm në shërbim të kapërcimit të nevojave të qytetarëve e ndërtimit të një mirëqenie më të mirë, shkollim cilësor për fëmijët tanë, rini e angazhuar dhe e përgatitur, vende pune, e kujdes për fëmijët e për nënat e papunësuara, mundësi për artistët që shpirti artistik i tyre të mos tretet pse nuk kanë as ku ta shprehin, e as mbështetjen e duhur, të papunët ta ndjejnë dorën e institucioneve për ta kapërcyer gjendjen e rëndë që nuk e kanë për fajin e tyre, por për turpin e institucioneve, të pastrehët, e të paushqyerit të mund të trokasin për çfarëdo mbështetje në dyert e komunës dhe të mos kthehen të dëshpëruar e të braktisur.
Sa shumë gjëra mund të bëhen nga një qeverisje lokale dhe një kryetar që vihet vetëm në shërbim të qytetarëve të tij/saj, e të cilat asnjëherë nuk i pamë gjatë këtyre viteve. Mjafton që mendësia që të qenurit në krye të komunës shihet si portë për të arritur milionat të zëvendësohet nga mendësia që përditë pyetemi se sa halle e probleme zgjidhëm, duke e kthyer kështu komunën ashtu siç është edhe kuptimi etimologjik i vet fjalës: bashkësi dhe e përbashkëta. Kjo është e mundur vetëm me një koncept politik që e ka pikënisje drejtësinë, solidaritetin, angazhimin e përbashkët për të përbashkëtën, shërbimin dhe zhvillimin. Kjo është e mundur vetëm me konceptin dhe programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj z. Selatin Retkoceri, i cili si bazament e ka alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dedikimin, kujdesin dhe pastërtinë si subjekt politike, e të aktivistëve të saj dhe në anën tjetër profesionalizmin e tij. Ky bashkëdyzim është rruga drejt ndryshimit – rruga drejt ditës kur qytetarët as nuk do ta shohin komunën si të huajën, e aq më pak si strehë ku kanë zënë rrënjë burokratët zvetënues e të korruptuar.
Albulena Kelmendi është drejtuese e sekretariatit të gruas aktiviste dhe kandidate për asambleiste nga Lëvizja VETËVETNDOSJE! në Lipjan./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

Lipjan: PDK- mbajti mbledhjen e rregullt te radhës

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress

IMRI AHMETIN SHPIFJET NUK E SHPËTOJNË DOT NGA DREJTËSIA

lipjanipress

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar gjithë besimtarët islam muajin e shenjët të Ramazanit

lipjanipress

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Lipjan

lipjanipress

Genoveva Ruiz Calavera dhe Apostolova priten nga Kryetari Ahmeti

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan -Grackë

lipjanipress

NISMA për Kosovën dega Lipjan mbajti takim me kandidatët per asamble komunale.

lipjanipress

PDK dega në Lipjan ,mbajti takim në qytetin e Lipjanit

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

Shuhet Agim Binaku, zëri i gazetarisë sportive

lipjanipress
Skip to toolbar