Lipjanipress

Përgatitje për luftë? Rusia stërvit edhe fëmijët për të qëlluar me armë (VIDEO)

Lajme

Shteti rus ka nisur të bëjë në mënyrë të organizuar një parapërgatitje për një mobilizim të përgjithshëm.

Njësitet ushtarake janë duke mësuar djemtë e rinj se si të përdorin armët ndonëse ata nuk janë në moshë që të mësojnë për gjëra të tilla.

“Është shumë e rëndë (arma), thotë një fëmijë i vogël që zor se po e mbante në dorë.

-S’ka gjë, kur të rritesh do të jetë fiks”, i përgjigjet një nga komandot.

Këta të rinj shprehen se janë të gatshëm të luftojnë për tokën e tyre, ata pohojnë madje se janë në gjendje edhe të vdesin në krye të detyrës.

“Rusia ka nevojë për luftëtarë tani, do të ketë në të ardhmen dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”, thotë Aleksandër Borodai, ish-lider separatist.

Facebook Comments

Related posts

Në kujtim të përvjetorit të Masakrës së Reçakut

lipjanipress

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

lipjanipress

Partitë politike ta gjejnë një formulë për Demarkacionin, thotë Haliti

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli