Sot në fshatin Bujan të Lipjanit para një numri të konsideruar të nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, u bë perurimi i objektit të ri shkollor “Nezë Bujani” në këtë vendëbanim.
Në këtë rast Drejtori Komunal i Arsimit Rasim Hasani, ka theksuar se Komuna e Lipjanit është përkushtuar që lëminë e arsimit ta ketë prioritet të veçantë në mënyrë që kushtet të jenë sa më mira për mësimdhënie, mësimnxënie dhe për të arritur deri te një edukim sa më cilësor.
Të pranishmit i ka përshendetur duke uruar për shkollën e re edhe nënkryetari i komunës Sefer Tasholli dhe Astrit Buja drejtor i shkollës fillore “Nezë Bujani”./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: