Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, ku u tha se është objekt me standarde të larta.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se do ta ngrisin nivelin në burgje dhe të mos lejojnë gjëra të këqija në burgje.
Ai shtoi se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit si kjo e sotme. Tahiri tha se viti 2018 do të jetë vit i fuqizimit të ligjzbatimit.
Po ashtu, Tahiri ka deklaruar se është i angazhuar që të largojë të gjitha parregullësitë brenda burgjeve të Kosovës.
Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky objekt është me standarde të larta i ndërtuar me mjete të buxhetit të Kosovës. Qendra e paraburgimit ka kushtuar 6.7 milionë euro.
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar i cili ka thënë se po plotësohet një standard drejt sundimit të ligjit, por edhe se kanë krijuar një përvojë të mirë në ndërtimin e objekteve të tilla./LipjaniPress.com//