Lipjanipress

Polici “dëshmitar” luan me nervat e PD-së! I veshur kuqezi këndon himnin… (VIDEO)

Lajme

Oficeri i Policisë Entjol Xhelili bëri deklarata sot që goditën direkt ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka.

Sipas Xhelilit, Noka ka futur pajisje përgjimi dhe ka bërë përgjime me IMSI Catcher.

Në fund të dëshmisë, Entjol Xhelili i cili mbante veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë dykrenore në gjoks, ndërsa në krahë të lidhur dy shalle, një me flamurin e amerikan dhe një tjetër me flamurin e BE, këndoi dhe himnin kombëtar.

“Kam dhe diçka të fundit, prisni”, tha Xhelili dhe hapi celularin dhe vuri të dëgjohej himni kombëtar.

Xhelili tha se ky veprim është betimi se sot në Komision ka dëshmuar të vërtetën.

Ky veprim inatosi anëtarët e djathtë, të cilët mbyllën mbledhjen e Komisionit Hetimor për IMSI Catcher.

“Kjo është shou”, tha Noka.

“Duhet ta respektojmë”, tha Çuko

Facebook Comments

Related posts

SPANJA MUND TA NJOH KOSOVËN, POR KUNDËRSHTON SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

Rexhep Isufi

Kaloi valixhen në aeroport, ajo që kapën rrezet X i tmerruan të gjithë

lipjanipress

LDK-Lipjan:Në Qylagë do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli