Lipjanipress

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, s’flet më për luftë

Lajme

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se Serbia do të insistojë në paqe, deri tek e cila, sipas tij, është arritur duke iu falënderuar marrëveshjeve në Bruksel dhe i cili mund të ruhet vetëm nëse të dy palët e respektojnë.
“Shqiptarëve do t’u themi haptazi se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqen, ndërsa përfaqësuesit e BE-së kanë për obligim të parandalojnë, e nëse kjo nuk është e mundshme, të ndalojnë çdo veprim i cili përkeqëson direkt paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve në Kosovë e Metohi”, ka thënë Nikoliq duke komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit serb Vuçiq se në bisedimet me Kosovën në Bruksel, Serbinë do ta përfaqësojë edhe presidenti i vendit, transmeton Koha.net.

Nikoliq ka thënë më tej se Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe nuk do ta ndërpres atë e para.

“Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do ta prishim të parët”, ka përfunduar presidenti serb.

Kujtojmë se pas ndalimit të trenit serb për të hyrë në Kosovë, ishte presidenti serb, Nikoliq, ai që kërcënoi me dërgim të ushtrisë në Kosovë.

“Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi ditë më parë Nikoliq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, përcjell Koha.net.

I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliqi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje, e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë”.

Facebook Comments

Related posts

Nikoliq: Thaçit ia zgjata dorën, por i thashë se je kriminel

lipjanipress

Aeroplanët luftarakë të Izraelit e sulmojnë Rripin e Gazës

lipjanipress

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli