Lipjanipress

Presidenti kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë në Kosovë.(VIDEO)

Lajme

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se po kërkon drejtësi për gjithë shqiptarët që janë vrarë, në të njëjtën kohë, ai ka thënë se po kërkon drejtësi edhe për serbët e vrarë pasluftës në Kosovë.

Këto komente i ka bërë Presidenti në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ku ka thënë se sistemi i drejtësisë ende s’ka dhënë drejtësi për masakrat që kanë ndodhur prej Mejës e deri te vrasja e serbëve në Lipjan apo Gorazhdec.

Presidenti ka thënë se ka takuar familjarët e viktimave të të gjitha nacionaliteteve dhe ka thënë se të gjithë po kërkojnë drejtësi.

“Takoj dhe vizitoj edhe familjarët e atyre ngjarjeve të dhimbshme të krimit të rëndë që ka ndodhur në Lipjan që janë vrarë, apo të fëmijëve që janë vrarë në Gorazhdec. Të gjithë i bashkon një kërkesë: Drejtësi”, ka thënë Presidenti.

“Krimi është krim. Ai nuk vjetrohet apo harrohet. Përkushtimi im është që të punojmë të gjithë, ne veçanti, ju do ta keni përkrahjen e plotë për drejtësi të plotë, edhe në çështje të ndjeshme”, ka thënë Presidenti.

“Detyra e Prokurorit është e Shenjtë. Me suksesin tuaj, Kosova do të jetë vend edhe më mirë për të jetuar”, ka thënë ai.

“Kosova është atdhe i gjithë qytetarëve të saj, shqiptarëve, serbeve, boshnjakëve, turqve.. Kosova nuk i takon një etnie më shumë apo më pak”.

http://www.dailymotion.com/video/x59xb8l_fjalimi-i-presidentit-hashim-thaci-ne-konferencen-vjetore-te-prokuroreve-te-shtetit_news

Facebook Comments

Related posts

Vuçiq: BE’ja tani nuk po e kërkon njohjen e Kosovës

lipjanipress

H.S.Zeneli: Nait, mbushu me forcë dhe eja në debat (Foto)

lipjanipress

Mirsad Tahiri: Jemi me Kombë Ashkanli, Jo RAE

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli