Ish kandidati për deputet nga rradhët e LDK’së dhe njëri nga figurat kryesore të këtij subjekti, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet që në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit, do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Selatin Retkoceri. Më poshtë mund ta lexoni deklaratët e tij.
“Nominimet e kandidatëve për kryetar të Komunës së Lipjanit janë kryer thuaja nga të gjitha partit, shpresoj shumë se votuesit të cilët do të japin verdiktin e tyre përmes votës e cila do të përcaktoj të ardhmen e komunës, drejtimin që do të marr, zhvillimin ekonomik të saj duke hapur perspektivë euro-atlantike, duke krijuar lidhje dhe bashkëpunim me diasporën, duke ofruar kushte dhe klimë të favorshme bizneseve, pa favore personale, të mos përkrahet në asnjë mënyrë ai që betohet në fëmijët e vet kur gënjen, të përkrahet me çdo kusht ai i cili ofron siguri dhe i cili është dëshmuar se menaxhon drejt dhe në asnjë rrethanë nuk manipulon me paran publike, ashtu siq e ka menaxhuar në kohët e vështira të paraluftës, ta mbështesim fuqishëm dhe t’ia besojmë udhëheqjen e Komunës sonë. Ka ardhë koha që qytetarët të mos gënjehen, por të krenohen”
Kjo është një goditje e rëndë për LDK’në në Lipjan dhe për kryetarin Imri Ahmeti. Në ditët e fundit Lëvizja Vetëvendosje ka prezentuar një numër të madh të antarëve që ju kanë bashkuar këtij subjekti.
Kujtojme që Selatin Retkoceri dhe Vehbi Imeri kanë qenë bashkëpuntorë në faza delikate në të cilat ka kaluar vendi jonë./LipjaniPress.com//