LipjaniPress

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi

Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë kohës sё konfliktit të armatosur nё Kosovё, mё 5 maj 1999, nё Vushtrri, në bashkëkryerje, ka vepruar nё kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtarë nё fuqi gjatё kohës sё luftёs, duke shkelur Nenin 3 (1a) tё përbashkët pёr katër Konventat e Gjenevës, tё datës 12 gusht 1949, po ashtu edhe protokollin shtesë (protokolli II) të kësaj Konvente të vitit 1977, neni 4, pikat 1 dhe 2, duke kryer veprimet e më poshtme:

I. Pasi ka rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civil të nacionalitetit shqiptar, me dashje ka rrahur e pastaj edhe ka vrarë katër persona civil shqiptar tё identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu.

II. Duke vepruar nё mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve tё nacionalitetit shqiptar me dashje ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenën fizike dhe mendore të 17 të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar dhe shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende.

III. Me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur tё holla nё shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilet e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 tё dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.

Më këtë i pandehuri, nё bashkëkryerje ka kryer veprën penale: Krime Lufte kundër popullsisë civile, nё kundërshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Ligjit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (LPRSFJ) paralel me Nenin 3 (1a) i përbashkët për Katёr Konventat e Gjenevës, e përfshirë edhe ne nenin 152 (1) dhe (2.1) dhe nenin 153 (1) dhe (2) lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës sё Kosovёs.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /GazetaExpress/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Pse e armatosi Rusia Serbinë 1 muaj para tensioneve me Kosovën?

lipjanipress

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

lipjanipress

Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare (LIVE VIDEO)

lipjanipress

Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë

lipjanipress

Apel të gjitha institicioneve shqiptare (Video)

lipjanipress

Numri total i të infektuarve me covid-19 në Kosovë

lipjanipress

Televizioni publik pritet të bëhet me pagesë

lipjanipress

Pse Ibrahim Rugova është figurë kaq e rëndësishme? (VIDEO)

lipjanipress

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

Steinmeier: Bota e vjetër ka marrë fund pas ardhjes së Trumpit

lipjanipress

Cristiano Ronaldo largohet nga Real dhe bashkohet me Juve

lipjanipress

Rrëzohet shtylla elektrike në Lipjan Femijet luajn me rrymen (FOTO)

lipjanipress
Skip to toolbar