LipjaniPress

Propozohet ndalimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Lajme

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për automjete me disa rekomandime, ku njëra ndër to është që importimi i veturave që janë më të vjetra se dhjetë vjet të mos hyjnë në Kosovë prej një janarit të vitit 2018.

Ky propozim ka marrë unanimisht votat e të gjithë anëtarëve prezent dhe është përcjell për në Kuvend.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa ka thënë se ky vendim po merret për shkak se do të ketë efekte pozitive në mjedis.

“Kjo dispozitë me hy në fuqi prej një janarit të vitit 2018 për arsye se këto mjete janë të balancuara në buxhet për këtë vit dhe mund të them se nga Dogana, akciza dhe TVSh-ja, nga automjetet e përdorura është e rëndësishme për buxhetin e vendit. Sigurisht ky vendim i yni që ndalon importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet do të ketë efekte pozitive në mjedis gjë që kjo ka qenë motivi ynë mirëpo do të reduktojë edhe të hyrat buxhetore. Do t’i reduktojë për një masë mirëpo ne i kemi dhënë përparësi mjedisit për arsye të situatës alarmante që kemi pasur në disa nga qytetet e Kosovës edhe për shkak të veturave të vjetruara”, ka thënë ai.

Ndërsa, anëtari i Komisionit Fatmir Rexhepi, ka theksuar se e përkrah këtë propozim duke shtuar se nuk beson që dikush nga deputetët është i interesuar të cenoj planifikimin buxhetor brenda vitit, raporton Ekonomia Online.

“Propozimi në fjalë mendoj që nuk është humbje e madhe nëse ka qenë që disa vite janë importu me modelin e vjetër por unë mendoj se te shpjegimi i buxhetit Komisioni ka mbet borxh që nuk e ka dhënë edhe një pjesë shtesë në aneks që të shihet sa është pjesëmarrja e këtyre veturave mbi dhjetë vjet gjatë kohës së importimit të veturave për me tregu se këto 40 apo 50 milionë sa është pjesëmarrja a është dy, tre apo pesë milionë dhe në bazë të saj vlerësimin ta kemi më korrekt”, ka shtuar ai.

Për këtë projektligj foli edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Nebi Shatri i cili dha disa rekomandime.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

lipjanipress

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano

lipjanipress

Mirena përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut (FOTO)

lipjanipress

Gratë e mjelin veten si protestë kundër shfrytëzimit të lopëve (VIDEO)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi disa nga projektekt që janë drejt finalizimit

lipjanipress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

lipjanipress

Thaçi e çon përpara planin për ushtrinë, merr mbështetjen e grupit 6 plus

lipjanipress

97 veta përfunduan provimin e Jurisprudencës

lipjanipress

Kush po kërkon të ndërtojë 5 spitale në qendrat më të mëdha rajonale? Tregon ministrja Bajrami (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar