Lipjanipress

Qëllohet me armë për vdekje derisa po xhironte një videoklip muzikor (Foto)

Lajme

Një aktor ka vdekur pasi që ishte qëlluar me armë zjarri duke e xhiruar një videoklip muzikor në qytetin australian, Brisbane.

Aktori, në të 20-at e tij, u qëllua në gjoks brenda lokalit “Brooklyn Standard” në Eagle Lane në qendër të qytetit, njofton policia Queensland, transmeton Express.

Policia ka thënë se ai u qëllua në atë që është përshkruar nga ata si incident në vendin e punës.

Raportohet se ishte shtënë me disa armë zjarri gjatë xhirimit.

Videoklipi po xhirohej për grupin hip hop nga Sidnei “Bliss n Eso”.

Menaxhmenti i grupit e ka konfirmuar vdekjen e aktorit përmes një komunikate për media.

Facebook Comments

Related posts

Fshati Smallush mbështetë programin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Selatin Retkocerin

lipjanipress

Mbi 100 të vdekur nga ortekët në Afganistan dhe Pakistan (Foto)

lipjanipress

Kjo është agjenda e plotë e manifestimeve të Pavarësisë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli