LipjaniPress

QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË LIPJAN, NË NJË TUBIM MADHËSHTOR BËRI PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT DHE KANDIDATËVE PËR KUVENDIN E KOMUNËS SË LIPJANIT.(VIDEO+FOTO)

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Me një pjesëmarrje masive dhe përplot entuziazëm, u shpalos programi qeverisës, rëndësia dhe nevoja e komunës së Lipjanit për një qeverisje të drejtë, profesionale e të përkushtuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit tonë për kryetar të komunës z. Selatin Retkoceri.

Para qindra pjesëmarrësve në këtë tubim, për fitoren e pashmangshme dhe të thellë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, folën deputeti Albin Kurti, deputetja Donika Kadaj, Kryetari Visar Ymeri dhe Selatin Retkoceri kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit.
Deputeti Albin Kurti theksoi se komuna është vendi ku ndërtohen marrëdhënie solidariteti dhe merren përsipër detyra të përbashkëta. Lipjani ka mundur të lypë edhe njerëz të tjerë, por nuk do të mund të gjente njerëz më të mirë sesa këta asambleistë të Lëvizjes, që do t’u përfaqësojnë me përgjegjësi dhe përkushtim në Kuvendin e komunal të Lipjanit. Më tej, Kurti shtoi, se me qeverisjen tonë në Lipjan do të ndertojmë një burokraci të ndershme e efikase qe kryen punë shpejt dhe me transparencë.

Ndërsa, deputetja Donika Kadaj theksoi rëndësinë që ka për vetë Lipjanin dhe qytetarët e saj fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kandidatit Selatin Retkoceri, por edhe fitorja në komuna tjera për ta bërë edhe Lipjanin, sikurse edhe qytetet tjera ashtu siç është bërë Prishtina.

Ndërkaq, Kryetari Visar Ymeri, ka theksuar dëmtimin e potencialit ekonomik të Lipjanit nga qeverisjet e deritanishme të komunës së Lipjanit, përmes modeleve të gabuara, sikurse edhe dëmtimi i potencialit ekonomik të komunës së Lipjanit nga privatizimi i egër. Kryetari Ymeri theksoi, se ky qytet është njëra prej komunave me tokë cilësore, por e cila është dëmtuar më së shumti, përmes betonizimit e asfaltit, duke u tjetërsuar dhe duke e shkatërruar potencialin ekonomik të Lipjanit. Komuna e Lipjanit lëngon nga mungesa e zhvillimit, mungesa e punësimit, por ditët do të jenë të numëruara për këtë qeverisje, ngase pas 22 tetorit do të merr fund. Do të ndryshojë me fitoren e kandidatit tonë Selatin Retkoceri.

Në fund Selatin Retkoceri kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit, potencoi se as pesë muaj nuk janë bërë nga 11 qershori, kur si asnjëherë më parë në Kosovë, qytetarët e Lipjanit e të gjithë Republikës e sollën fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke e bërë atë subjektin politik më të votuar në Kosovë.
Por, vetëm edhe 29 ditë na ndajnë nga një fitore tjetër, po aq e madhe, madje më e gjerë dhe më e thellë dhe po aq e rëndësishme sa ajo e 11 qershorit.

22 tetori është dita kur ndryshimi i nisur më 11 qershor do të zgjerohet e do të fuqizohet. Një fitore që komunën e Lipjanit do të ua kthej atyre që u takon, qytetarëve, sepse me qeverisjen e Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, komuna e Lipjanit për herë të parë në historinë e saj, do të bëhet e qytetarëve dhe për qytetarët.

Komuna, do të jetë, ashtu siç e ka për detyrë që të jetë, një adresë për t’i dhënë zgjidhje problemeve e halleve të qytetarëve, të cilët kanë nevojë për dorën e qeveritarëve të atyshëm të përgjegjshëm e të përkushtuar, e të cilët përveç Prishtinës nuk i ka hasur deri më tani, asnjë komunë tjetër.
Me 22 tetor, në Lipjan janë pesë subjekte politike e kandidatë, por vetëm një alternativë. Në njërën anë, qëndron fisnkërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, programi i saj për drejtësi e zhvillim, pastërtia e kandidatëve tonë dhe përkushtimi me përulësi i secilit aktivist, ndërsa në anën tjetër është opsioni që e kemi njohur e që e kemi vuajtur gjatë këtyre 18viteve. Në fund u prezantuan të gjithë kandidatët për Kuvendin e komunës së Lipjanit./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës gjatë ditës së nesërme

Press Lipjani

Rrustemi: Janë mbi 118 mijë votues të rijnë në këto zgjedhje

lipjanipress

Thaçi rrugës për Bruksel në takim me krerët e BE’së: Do të flasim për vizat dhe për FSK’në

lipjanipress

Zhurma misterioze zgjon banorët në orët e hershme të mëngjesit (Video)

lipjanipress

Fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Rubovc

lipjanipress

Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Gjuric thotë se Lista Srpska e do pozitën e Kryeparlamentarit ose Kryeministrit (Video)

lipjanipress

Qëllohet me armë për vdekje derisa po xhironte një videoklip muzikor (Foto)

lipjanipress

Ramushi e themelon një degë të AAK’së në Strasburg (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar