LipjaniPress

Qeveria Mustafa pranë rrënimit, ja çfarë thotë partia e tij për koalicionin

Lajme

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar e gatshme për zgjedhjet e parakohshme. Deputetët e saj këtë gjë e kanë thënë shpeshherë, por PDK e ritheksoi edhe njëherë gjatë Konventës së VIII Zgjedhore të mbajtur dje dhe sot.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë duhet të prishet koalicioni qeverisës PDK-LDK.

E LDK deklaratat e PDK-së për zgjedhje të parakohshme dhe prishje të koalicionit, më shumë i konsideron si tubim fushate.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i pyetur nga Indeksonline nëse edhe LDK do e dëshironte prishjen e koalicionit, ai thotë se për këtë gjë ende nuk kanë biseduar me PDK-në dhe se këto janë çështje që duhet ulur dhe biseduar së bashku..

“Ne nuk kemi biseduar, ata kanë mbajtur konventën e vet dhe është çështje e PDK-së në këtë rast. Muhabetet tjera janë çështje që ulen pastaj e bisedohen se çfarë bëjmë më tutje”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Ai deklaroi se nëse të gjithë janë të pajtimit të shkohet në zgjedhje atëherë edhe LDK është e gatshme.

“Këto deklarata më përngjajnë më shumë në tubim fushate realisht. Nëse duhet të shkojnë në zgjedhje, atëherë shkojmë edhe ne jemi të gatshëm. Ne kemi një marrëveshje, tash duhet të shikojmë marrëveshjen. Në zgjedhje shkohet me një lloj konsensusi, me pajtimin e gjitha partive politike e nuk shkohet në zgjedhje veç kujt t’i teket”, ka shtuar ai.

Ndryshe, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci duke folur për Indeksonline për prishjen e mundshme të koalicionit qeverisës ka thënë se “nëse koalicioni nuk është i gatshëm që të marrë vendime të rëndësishme për vendin, sigurisht që humb edhe kuptimi i tij”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Struga me Ziadin Selën

lipjanipress

Hasan S Zeneli: Kur bota rrotullohet rreth komandant dreqit !!!

lipjanipress

Tërmkolli akuzon PDK’në: Po fshiheni pas opozitës

lipjanipress

Tomë Gashi tregon se kur Haradinaj mund të kthehet në Kosovë

Press Lipjani

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

lipjanipress

Papa Françesku i reagon Trumpit: Nuk je i krishter nëse i përzë refugjatët

lipjanipress

Kanadaja mbështet fuqishëm SHBA’në për bombardimet

lipjanipress

Mblidhen 47 mijë euro për veteranin britanik të UÇK-së(FOTO)

lipjanipress

Në Qëndrën Kulturore Shqiptare në Stuttgart të Gjermaisë,shenohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

lipjanipress

Banka Ekonomike dhuron donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve

lipjanipress

Kontingjenti i KFOR-it Italian dhuron donacion për klinikat e QKU-së, në vlerë 70 mijë euro

lipjanipress

ISIS i lë fëmijët të vuajnë urie, u thotë se në parajsë mund të hanë çka t’ua do zemra

lipjanipress
Skip to toolbar