SHVL-UÇK në takimin e saj me disa oficer dhe nënoficer pjesëmarrës në rradhët e UÇK-së dhe luftës së vitit 2001, reagonë publikisht deri tek institucionet relevante në vend, që të ndërmarin masat e duhura kundër individëve dhe grupit që thiret në emër të njësitit luanët (lavovi) të cilët po thërasin në padëgjueshmëri qytetare dhe inicojnë formimin e formacioneve paramilitare me njerëz të cilët janë të dënuar nga gjyqi i Hagës si kriminel lufte për pjesëmarrje në krime lufte mbi popullatën civile.
Kjo deklaratë e tyre është një provokim i rëndë i cili vërtet cenon dhe rrënon paqën, stabilitetin dhe bashkjetesën mes qytetarëve në këtë vend./Lipjanipress.com/
SHVL UÇK edhe mëtej respekton marrëveshjen me faktorin ndërkombëtare duke u angazhuar për shtet ligjorë, për funkcionimin e drejtësisë në vend dhe për eliminimin e çdo lloj diskriminimi racor, etnik dhe fetarë.
Disa grupe shqipfolëse të cilët kanë qenë pjesëmarrës në skenaret antishqiptare gjatë viteve të kaluara, të cilët edhe mëtutje po bashkpunojn me strukturat e VMRO-së është mirë të shmangen nga qëllimet e tyre të flliqura dhe të mos bëhen dorë e zgjatur e qendrave antishqiptare.
Shqiptari i vërtetë dhe ushtari i denjë i lirisë, asnjëher dhe për asnjë çmim nuk shitet për të holla dhe nuk bëhet sherbëtorë i të keqës në dëm të popullit dhe në kundërshtim me betimin e dhënë./Lipjanipress.com/
NDERIME ATDHEUT – LAVDI DËSHMORËVE