Kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës
Nuk dihet me kë mund të takohet në Qeveri, por merret vesha se kryesore gjatë këtij takimi do të jetë çështja e murit në Mitrovicë i ndërtuar leje në bregun verior të lumit Ibër, përballë urës kryesore, transmeton koha.net.
Më herët Rakiq kishte thënë për KTV se udhëheqësit e partive politike të serbëve të veriut po bisedojnë me përfaqësues të BE-së rreth murit.
Kryeministri Vuçiq dje në një kazermë ushtarake mblodhi liderët serbë të Kosovës dhe u dha instruksione si të sillen në vendin tonë. Ai pas takimit tha se Rakiq do ta rrënojë urën për shkak të paqes.
Serbët e Kosovës ka kohë kanë që kanë filluar bojkotimin e institucioneve qendrore të vendit.