Lipjanipress

Ramadan Muja, një mandat duke u ballafaquar me drejtësinë

Lajme

Një mandat në krye të Prizrenit e ka kaluar duke u ballafaquar me drejtësinë kryetari i kësaj komune, Ramadan Muja.

Madje pjesë të fushatës për t’u rizgjedhur si kryetar i qytetit të dytë më të madh në vend, Muja i kishte kaluar herë në seanca gjyqësore e herë krah ish-kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi, raporton KTV.

Tani kur po bëhen afër 5 vjet që nga seanca e parë e këtij rasti, ende nuk është caktuar data e nisjes së rigjykimit të këtij rasti në Gjykatën e Apelit.

Rasti është në kompetencë të gjyqtarëve të EULEX’it, derisa ky mision nuk ka kthyer përgjigje për këto vonesa në caktimin e seancave.

Ramadan Muja ishte dënuar në 2014 me 2 vjet burgim me kusht dhe mos-ushtrim të funksioneve publike, por Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Ndaj këtij vendimi, ankesë të rregullt në Gjykatën Supreme kishte ushtruar prokurorja e EULEX-it, pavarësisht se kjo nuk lejohet sipas KPK’së. 0701

Vendimi që rasti të kthehet në rivendosje në Apel nga një panel tjetër, ishte marrë nga një trup gjykues i përbërë nga 2 gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, kurse gjyqtarët e misionit evropian ishin akuzuar se kanë marrë vendim të jashtëligjshëm.

Avokati i Ramadan Mujës ka thënë për KTV’në se klienti i tij ka kërkuar që të caktohet dhe të përfundojë gjykimi, derisa ai është kryetar i Komunës së Prizrenit.

Facebook Comments

Related posts

Thaçi në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

lipjanipress

Kelmendi me ndërtuesit diskuton për vonesat në leje ndërtimore dhe legalizim të ndërtimeve

lipjanipress

Tsipras në Beograd: Askush s’mund të na bëjë presion për njohjen e Kosovës

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli