LipjaniPress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

Lajme

Partitë kryesore politike të Parlamentit Evropian kanë nisur një përpjekje të paprecedentë për t’ia bllokuar hyrjen në ndërtesat e Bashkimit Evropian kandidatit të mundshëm të Donald Trumpit për ambasador në BE, duke e përshkruar atë si armiqësor dhe keqdashës.

Në një veprim befasues, që rrezikon të shkaktojë një konflikt të madh diplomatik, udhëheqësit e grupeve konservatore, socialiste dhe liberale në Bruksel i kanë kërkuar Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, anëtarët e të cilëve përfaqësojnë 28 shtetet e BE’së, që të kundërshtojnë zgjedhjen e Ted Malloch, raporton The Guardian.

Malloch, një biznesmen që ka mbështetur fuqishëm daljen e Britanisë nga BE’ja para referendumit të zhvilluar në qershor, thuhet të jetë intervistuar nga Trump për pozitën e ambasadorit në BE, transmeton Gazeta Express.

Kur është pyetur nga BBC se pse është i interesuar të dislokohet në Bruksel, Malloch ka thënë se “në një karrierë të mëparshme kam pasur një post diplomatik, ku kam ndihmuar të rrëzoj Bashkimin Sovjetik. Mbase ekziston një tjetër Bashkim që ka nevojë të disiplinohet pak”.

Malloch po ashtu ka thënë se Trump nuk e do BE’në dhe e ka sulmuar kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Juncker ka qenë kryetar shumë adekuat i, më duket, një qyteti në Luksemburg, dhe ndoshta ai duhet të kthehet dhe ta bëjë përsëri këtë punë”, ka thënë Malloch.

Manfred Weber, udhëheqës i EPP’së së qendrës së djathtë, dhe aleat i kancelares gjermane, Angela Merkel; dhe Guy Verhofstadt, i cili udhëheq grupin liberal ALDE, kanë akuzuar Mallochun se po i sheh me “keqdashje të tmerrshme vlerat që e karakterizojnë Bashkimin Evropian”, transmeton Gazeta Express.

“Në javët e fundit, Ted R. Malloch, kandidat i mundshëm i presidentit amerikan Trump për t’u bërë ambasador i ri i SHBA’së në Bashkimin Evropian, ka bërë një varg deklaratash publike që denigrojnë BE’në. Në këto deklarata, kandidati i mundshëm ka shprehur ambicien e tij për të ‘disiplinuar’ bllokun ashtu siç e ka rrëzuar Bashkimin Sovjetik, ka mbështetur fuqishëm shpërbërjen e Bashkimit Evropian dhe ka parashikuar qartazi zhdukjen e valutës së përbashkët brenda muajsh”, thuhet në letrën që i është dërguar Junckerit dhe kreut të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Këto deklarata zbulojnë qëndrimin e tmerrshëm keqdashës ndaj vlerave që e karakterizojnë këtë Bashkim Evropian, dhe nëse thuhen nga një përfaqësues zyrtar i Shteteve të Bashkuara, ato do të kishin potencial të dëmtonin seriozisht marrëdhënien transatlantike që, gjatë 70 vjetëve të fundit, ka kontribuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet në kontinentin tonë”, thuhet në letrën e Weber dhe Verhofstadt. /Express/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Turqia thotë se viktimat siriane kanë shenja të ‘sarinit’

lipjanipress

Krasniqi: Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

lipjanipress

Aeroplanët luftarakë të Izraelit e sulmojnë Rripin e Gazës

lipjanipress

Emisioni Komiteti Qendror – mysafir Lirak Çelaj (Video e plotë)

lipjanipress

Fillon sot gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Maqedonisë

lipjanipress

Mali me borë në mes të Shkupit (VIDEO)

lipjanipress

Thaçi thotë se gazetaria në Kosovë ka qëndruar e palëkundur ndaj presioneve

lipjanipress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress

Mohgerini ndryshon agjendën, në Kosovë vjen të shtunën

lipjanipress

Qytetari në Resnjë ndërroi jetë përderisa prente dru

lipjanipress

Pas Dardan Molliqajt, me Avdullah Hotin tallet edhe motra e tij

lipjanipress

Thaçi realizon qëllimin jetësor, flet në telefon me Vucicin, tash flet për normalizim

lipjanipress
Skip to toolbar