Luka Modric nuk do të jetë në dispozicion të Zineidne Zidanes për ndeshjen e së dielës ndaj Celta Vigos
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric u rikthye të enjten në stërvitje, pas lëndimit që e kishte pësuar javë më parë.
Por, kroati nuk do të luajë të dielën në ndeshjen ndaj Celta Vigos, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.
Zidane nuk dëshiron ta rrezikoj Modricin, pasi i duhet për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.
Por, lajm i mirë për Realin është se James, Marcelo dhe Pepe kanë stërvitur normalisht, derisa fushës i janë rikthyer edhe Bale dhe Carvajal. /express/
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: