Lipjanipress

Rikthehet prej nesër bora në Maqedoni

Lajme Maqedoni

Deri në fund të ditës nesër, moti do të jetë stabil nga lindja me periudha me diell, ndërsa vranësirat do të rriten. Paradite vende-vende në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1, ndërsa maksimalet prej -1 deri 5 gradë.
Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga orët e mbrëmjes, e pastaj edhe të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje të përkohshme, kryesisht të borës, me intensitet të dobët, ndërsa në juglindje dhe jug me intensitet mesatar.

Të martën gjatë ditës në juglindje përkohësisht reshjet do të jenë të shiut. Nga e enjtja temperaturat e mëngjesit pak të rritura sërish do të bien, ndërsa gjatë ditës do të ketë më shumë periudha me diell.

Facebook Comments

Related posts

Roberts: Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë territorin

lipjanipress

LDK – Presidentit: Po bën fushatë nëpër shkolla

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli