Ish-ambasadori britanik në Jugosllavi, Sir Ivor Roberts, i cili vite më parë është deklaruar edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t’i shkëmbejnë territoret
Ai ka theksuar se kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet dhe marrëdhënie të qëndrueshme, transmeton Gazeta Express.
Roberts, i cili ishte ambasador britanik në Jugosllavi nga viti 1994 deri në vitin 1997, e që më vonë ka publikuar librin e tij “Bisedat me Millosheviqin”, këto deklarime i ka bërë pas një takimi me ambasadorin serb në Londër.
Më 2008, Roberts kishte dalë kundër njohjes së pavarësisë duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës e hapë kutinë e Pandorës.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: