LipjaniPress

Rrëfimi i pilotit kosovar, i licencuar dhe i papunë

Lajme

Ndonëse jemi një shtet i ri vetëm 9 vjeçar, Kosova tashmë mund të mburret me talentet që ka në fusha të ndryshme. Një i tillë është edhe në fushën e pilotimit i cili ndonëse i ri në moshë, tashmë ka vite që është licencuar për pilot.

Është ky Armir Qorrolli, i cili që nga mosha 16 vjeçare ka filluar studimet për orë të fluturimit në Aeroklubin e shkollës së kadetëve të ri në Maqedoni, duke u bërë kësisoj studenti më i ri në tërë rajonin.

Në moshën 17 vjeçare Qorrolli ka fituar titullin pilot. Mirëpo përkundër kësaj Qorrolli tashmë 21 vjeçar sikurse shumica e moshatarëve të tij është i papunë.

“ Të qenit pilot në një moshë të re, për institucionet tona nuk paraqet ndonjë të arritur, pasi që deri më tani askush nuk më ka hapur dyert që edhe unë të jap kontributin tim për vendin ku jetojë e të cilit i takoj”, ka thënë Qorrolli për Gazetën Monitor.

Ai , ndonëse kaq i ri është përballur e vazhdon të përballet me neglizhencën e atyre që do të duhej t’ia zgjasnin dorën, e të përfitonin nga të arriturat e tij.

“ Kam trokitur disa herë në dyert e atyre që do të duhej të më mundësonin një vend pune, mirëpo ende nuk ka asgjë. Unë nuk po kërkoj ndonjë favor apo “lëmosh”, thjeshtë dua të me jipet mundësia që të dëshmoj se këtë profesion përveç që e dua, di edhe ta bëj”, ka thënë tutje Qorrolli.

E derisa shteti të mendoj për të rinjtë tanë, për t’u ofruar e krijuar mundësi për zhvillim e punësim, neve na mbetet të lutemi që talentët e rrallë dhe kuadrat e rralla si Armir Qorrolli, të mos lëshojnë Kosovë, e të shkojnë në vendet ku vlera çmohet./Gazeta Monitor/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shala tregoj që i takon NISMA-së dhe që NISMA i takon Shalës(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Këshlltarëve të Komunës së Lipjanit nuk u lejohet qasja në dokumentet zyrtare

Rexhep Isufi

Muri rrënohet i tëri (FOTO)

lipjanipress

Ta ndihmojm Florentin i cili është diagnostifikuar me Leukemia Akute.

lipjanipress

Astrit Haraqija: Kur ka bo ushtri Ibrahim Rugova e LDK’ja ju nuk keni qenë në Kosovë (Hahahahaha)

lipjanipress

Kryetari i AKR-së,Behxhet Pacolli ka qendruar në komunën e Lipjanit

lipjanipress

Hapat që duhet ndjekur për t’u regjstruar si votues jashtë Kosovës:

lipjanipress

ISIS i lë fëmijët të vuajnë urie, u thotë se në parajsë mund të hanë çka t’ua do zemra

lipjanipress

Profesori në Pejë matë forcat me nxënësit (Video)

lipjanipress

KANDIDATI PËR KRYETAR SELATIN RETKOCERI VIZITOI SHOQATËN E VETERANËVE TË UÇK-SË

lipjanipress

Merkel paralajmëron Trumpin për masat proteksioniste

lipjanipress

Luftoi për kosovën iku në francë dhe u kthye përseri për ta vrarë vëllanë në lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar