LipjaniPress

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

Lajme Lipjani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot nga afër rrugën e cila lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, e cila u dëmtua nga reshjet e fundit.

Ish-kryeministri ka thënë se dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jocilësore.

“Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës. Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë. Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura  si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Haradinaj ka ftuar Qeverinë në detyrë të vendosë për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

 zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Artan Paqarizi ka thënë se kjo rrugë ishte shtruar në prill të vitit 2020.

Paqarizi ka shtuar se pjesa në të cilën është shkatërruar asfalti është në territor të Klinës por njoftimin e kanë bërë për të paralajmëruar qytetarët.

“ Rruga është shtruar në prill të vitit 2020, ne si Komunë e Malishevës kemi participuar me 40 mijë euro ndërsa të gjitha procedurat e tjera janë kryer nga Ministria e Infrastrukturës”, tha ai.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Brukseli, liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Qetësohuni

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti i përkushtuar për përkrahjen e sportistëve të rinjë

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

ATË QË DO TË DUHEJ TA BËNTE KOMUNA E BËJNË QYTETARËT

lipjanipress

Ambasadori i SHBA’së thirrje prokuroreve e gjykatëseve: Luftojini kriminelët

lipjanipress

Punëtori për hartimin e Rregullores së re për subvencionet

Press Lipjani

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

Kryetari i komunës, z. Naim Ismajli, po merr pjesë në Komitetin Drejtues të NALAS-it

Press Lipjani

Vetëvendosje fsheh përplasjet e Shpend Ahmetit me Albin Kurtin (VIDEO)

lipjanipress

Gllavica përkrahë fuqishëm Dr. Fitim Selimin

lipjanipress

El Chapo deklarohet i pafajshëm

lipjanipress

Në Qëndrën Kulturore Shqiptare në Stuttgart të Gjermaisë,shenohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar