LipjaniPress

Rrugëtimi i sigurt drejt fitores së kryetarit Ahmeti pa balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, u dëshmua edhe në Akllap

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Mbështetja e madhe për kryetarin Imri Ahmeti dhe rrugëtimin e tij të sigurt drejt fitores në zgjedhjet e 22 tetorit po dëshmohet nga takimi në takim me qytetarët e gjitha lokaliteteve të Lipjanit.
Këtë fitore e konfirmuan me prezencën e tyre të madhe në fushatën tonë sonte edhe banorët e fshatit Akllap, në një takim bashkë-bisedues me kryetarin Imri Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, duke folur për sfidat në të cilat ka kaluar gjatë katër vitëve të qeverisjes së tij, ka thënë se për Akllapin ka projekte të cilat ai ka planifikuar në platformën e tij.

“Nuk ka qenë shumë e lehtë gjendja e trasheguar. Kemi arritur që sado pak të kthejm në normalitet gjendjen e gjetur. Sot, të gjithë indikatorët janë treguesi të cilet e nxjerrin komunen e Lipjanit si Komunën më të mirë. Jemi të vetëdijëshëm që ditët ma të mira nuk janë ato që lëm pas. Ditet më të mira janë ato që kemi para nesh.Është e rëndësishme që ne të shohim të tërsishmen e jo individualen, prandajdhe ne do të vazhdojmë punën tonë karrshi kërkesave tuaja” është shprehur kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti i ka siguruar banorët e këtij lokaliteti se do të vazhdoj të asfaltoj të gjitha rrugicat e fshati Akllap, si dhe ndërtimin e trotuarit me ndriçim publik në gjitha lagjet.
Do të jemi të fokusuar edhe për ndërtimin e ujësjellësit, vazhdimin e zgjerimit të rrjetit të kanalizimit, instalimin e ngrohjes qendrore në shkollë, si dhe projekte të tjera.
Ndërsa ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 22 tetorit banorët e këtij lokaliteti votë-besimin e tyre ta orientojnë për numrin 47 dhe vizionin e tij, që Lipjani në këto zgjedhje të jetë i fituar pa balotazh nga Lidhja Demokratike e Kosovë, sepse vetëm kështu ai dhe LDK në Lipjan do të kenë fuqi të plotë dhe do të jenë duar-lirë që në mandatin e tij të dytë të përfundojnë të gjitha projektet e parapara për Akllapin dhe Lipjanin në tërësi./LipjaniPress.com//

 

LDK-LIPJAN
Zyra për Informim

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm

lipjanipress

Kryespiuni i Presidentit Thaçi në AKI është person i dyshimtë

lipjanipress

Call Center Agent bewerben Sie sich als Mitarbeiter im Kundenservice für Vodafone (Prishtina)

lipjanipress

Selatin Retkoceri: Qytetarët kanë rastin që tani ta ndëshkojnë keqpërdoruesin e parasë publike (FOTO)

lipjanipress

Aksident në Lipjan (FOTO)

lipjanipress

Në Kolegjin “Mehmet Akif”mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të gjeneratës së 12-të

lipjanipress

Rrëfimi i trishtë i vajzës së shitur te 70 vjeçari për seks

lipjanipress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Rexhep Isufi

Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër

lipjanipress

Kryesia e PDK-së dega në Lipjan nderon të rënët në Ribar të Vogël

lipjanipress

Asnjë qeveri s’mund ta ndalë punën e Gjykatës Speciale

lipjanipress

Policia jep detaje rreth plaçkitjes së bankës në Shtime

lipjanipress
Skip to toolbar