Të dashur vêllezër dhe motra
Sot, mëngjesin e fillova pranë atyre që tërë jetën e tyre e kanë sakrifikuar për ne. Ishte një vizitë që më stërmbushi me gëzim e në të njëjtën kohē edhe nostalgji.
U gëzova kur i pash gjyshërit e juaj, se ende janë mes nesh, njëkohësisht ndjeva nostalgjinë për fēmijërinë time kur bisedoja me ta, por gjatë bisedës, gëzimi që kisha filloj me u zbehë Ishin fjalët e tyre përplot vrerë që askush nuk po kujdeset siç duhet për ta, se me pensionin që ata marrin, as borxhin që iu bëhet gjatë muajit në barnatore, nuk kanë mundësi për t’a paguar.
Djersa e tyre që kanë punuar tërë jetën në Kosovën tonë, e çdo herë nën sundimin e Serbisë, sot e as që shtatëmbëdhjetë vite pas luftës, nuk po vlerësohet aspak.
Prindërit dhe gjyshërit tanë meritojnë më shumë kujdes dhe dashuri nga ne.
U mërzita ngaqë s’kam mundësi edhe pensionet t’ua rris më shumë, sepse nga pozita që jam tani, nuk kam ndonjë ndikim të madh për t’i ndryshuar gjërat, prandaj ua lash vetëm dy mijë euro (2000€) shoqatës së tyre në Lipjan.
Uroj që sa më shpejt sindikata e pensionistëve te Kosovës të ndërmarrin vendimin për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen sa më të madhe për gjyshërit tanë të dashur.
Ju uroj shëndet e jetë të gjatë!
Sabit Pacolli shkruan permes rrjetit social facebook transmeton./Lipjanipress.com//
Me respekt dhe dashuri
Sabit Pacolli
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: