Salla Rinore nuk kishte hapësirë të duhur për ti pranuar të gjithë këta anëtarë dhe simpatizues të cilët bartnin flamuj partiak dhe shtetëror. I pari i komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti i ka përshendetur të pranishmit me bashkëpunëtorët e tyre.
Ahmeti fjalën e tij e ka mbështetur në rrugën e prirë nga Ibrahim Rugova. Ai , ka thënë se, votën e elektoratit nuk e kërkojmë vetëm mbi bazën e frymës rugoviane, por edhe mbi bazën e së tashmes, të ardhmes.
Në fjalën e tij Ahmeti ishte i bindur se Koalicioni LDK-AKR-A, do të korrë fitore në Zgjedhjet e 11 Qershorit 2017. “Ashtu siç kemi fituar fitoren në Lipjan, më 12 qershor do të festojmë fitoren në tërë Kosovën.
Orientimi ynë është integrimi evropian, prandaj na duhet një kryeministër evropian siç është Avdullah Hoti. LDK bashkë me partnerët e koalicionit është alternativa më e mirë dhe e vetme për Kosovën./LipjaniPress.com/