LipjaniPress

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

Lajme Lipjani

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, iu ka bërë thirrje nxënësve që nesër në orën e parë, në të dyja ndërrimet, mos të shkojnë në shkollë.

SBAShK-u në një njoftim për media i bën të ditura edhe njëherë arsyet për grevë.
Kjo pasiqë kjo sindikatë ka shpallë grevë të përgjithshme për orët e para të të dy ndrrimeve me datën 14 shkurt.

Greva po fillon pas pakënaqësive të kësaj sindikate për mospërmbushjen e kërkesave të tyre nga qeveria.

Përmes një njoftimi SBASHK ka dhënë udhëzime se kur nxënësit duhet të vijnë në shkollë këto ditë.


” Më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon , atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë.”, thuhet në njoftim.

“Të nderuar prindër dhe nxënës në tërë Kosovën, SBASHK-u ka bërë dhjetëra takime me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në përpjekje që çështjet dhe marrëveshjet e arritura më herët të realizohen përmes dialogut, por Qeveria nuk reflektoi dhe ne jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale . Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe apelojmë që të mërkurën , më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet”

“Prindër të nderuar kudo jeni në tërë Kosovën, kryetar i nderuar i Këshillit të Prindërve,z. Bajram Beqiri , SBASHK-u këto veprime po bën në përpjekje për ta realizuar Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e sakrifica mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar fuqishëm me shkumësa, libra e me zemër, tendencën e pushtuesit serb për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë viteve të okupimit. Prindër dhe nxënës të nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe”, thonë në këtë sindikatë, transmeton LipjaniPress.com .

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nga kjo datë do të gjobiteni nëse s’keni gomat e dimrit dhe zinxhirët në veturë

lipjanipress

Emisioni Komiteti Qendror – mysafir Lirak Çelaj (Video e plotë)

lipjanipress

Monedha false 100-ëshe qarkullojnë nëpër Prishtinë

lipjanipress

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon Komunën e Lipjanit me miell, pako higjenike dhe ushqimore

lipjanipress

“Vendi të shkojë në zgjedhje – edhe në mungesën time”

lipjanipress

Haradinaj: I kam hequr avokatët, tash do të mbrohem vetë

lipjanipress

Hetime për përplasjen vdekjeprurëse të autobusit hungarez në Itali

lipjanipress

Komisioni Parlamentar për Media dënon ashpër kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

lipjanipress

PDK të gatshëm për fushatën zgjedhore

lipjanipress

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

lipjanipress

Berisha e quan Thaçin “kryerrenc të Kosovës

lipjanipress

Pas Dardan Molliqajt, me Avdullah Hotin tallet edhe motra e tij

lipjanipress
Skip to toolbar