Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka treguar detaje rreth vendimit që është marrë për ndalimin e hyrjes së veturave në kryeqytet.
Ai ka thënë se ky vendim mund edhe të ndryshohet deri në fund të javës.
“Vendimi do të zbatohet në përpikëri ashtu siç jemi marrë vesh. Prej nesër në orën 06:00 të mëngjesit ndalohet futja e çdo makine në qendër të qytetit”.
“Nuk ka ndonjë afat të caktuar, mirëpo deri në nxjerrjen e vendimit tjetër. Besoj brenda javës, deri të premten”, ka thënë Pacolli në TV Dukagjini.
Ai ka thënë se priten ndryshime atmosferike, të cilat do ta pushojnë këtë vendim.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: