LipjaniPress

Serbët lëshojnë pe, pranojnë të rrënohet muri në Mitrovicë

Lajme

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiq, përcjell REL.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rakiq viziton Qeverinë e Kosovës

lipjanipress

Mogherini raporton të hënën për vizitën e saj në Kosovë

lipjanipress

Rrëfimi i pilotit kosovar, i licencuar dhe i papunë

lipjanipress

Vazhdojnë tutje protestat në Rumani (FOTO)

lipjanipress

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shteti

Press Lipjani

Sindikatat e rajonit debatojnë për kohezion social dhe avancim të të drejtave të punëtorëve

lipjanipress

BUJA AKUZON PROKURORINË SE PO E PENGON TË KANDIDOJË PËR LIPJANIN

lipjanipress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

lipjanipress

Stoltenberg: Të implementohen marrëveshjet e arritura në Bruksel

lipjanipress

Kryetari Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

lipjanipress

Goni Koci kërkon të zhduket ‘Vetëvendosje’

lipjanipress

Haradinaj: Po mbahem peng në Francë

lipjanipress
Skip to toolbar