Lipjanipress

Serbia rekruton 500 ushtarë më shumë pas tensioneve me Kosovën

Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka iniciuar procedurën për marrjen e 500 ushtarëve profesionistë në radhët e Ushtrisë së Serbisë.

Pas konsultimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq ka nisur një procedurë për marrjen e 500 ushtarëve profesionist, transmeton lajmi.net.

Të dhënat nga qendrat rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se kandidat potencial janë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kanë përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak, ushtrimin me armë dhe janë më të rinj se 30 vjeç.

Kjo rritje e numrit të ushtarëve vjen në kohën e tensionimit të situatës në Kosovë dhe përpjekjeve të Serbisë që të dëshmojë fuqinë në këtë pjesë të Ballkanit.

Facebook Comments

Related posts

Rrëfimi i familjes për vdekjen e dyshimtë të punëtorit të Bechtel & Enka

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli