LipjaniPress

Sërish sulme në Siri, vriten dhjetëra persona

Lajme

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, thotë se nga një sulm ajror, që e ka goditur një shkollë, që shfrytëzohej si strehim, janë vrarë së paku 33 vetë afër qytetit Raka, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS)
.
Ky osbervator tha se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky grup tha se aktivistët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Banorët lokalë kanë raportuar tek observatori se më tepër trupa janë gjetur, por observatori ende nuk është në gjendje ta dokumentoj këtë “, tha Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Forcat kurdo-arabe siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë luftë, me ndihmën ajrore të koalicionit, për ta marrë kontrollin e qytetit Raka nga militantët e Shtetit Islamik./rel/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mustafa kërcënon deputetët e LDK’së: Ata që s’e votojnë demarkacionin s’kanë vend në parti (Video)

lipjanipress

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO.

Press Lipjani

Gecaj: Hipokrizia nuk ka kufi (Foto)

lipjanipress

Tomë Gashi tregon se kur Haradinaj mund të kthehet në Kosovë

Press Lipjani

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

lipjanipress

Protestë gjithë popullore kundër vendimit politik në rastin e Kumanovës.

lipjanipress

Sulmohet autobusi me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

lipjanipress

Zhduket një femër në Malishevë

lipjanipress

LËVIZJA VETËVENDOSJE-LIPJAN: GADIMJA DËSHMON PËRKRAHJEN PËR SELATIN RETKOCERIN DHE LËVIZJEN VETËVENDOSJE!

lipjanipress

Avni Llumnica është i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen e Azem Vllasit (Foto)

lipjanipress

Mandati për Qeverinë: Ivanov nesër nis konsultimet me partitë politike

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress
Skip to toolbar