Nënkryetari i PSK-së së Lipjanit, Argjend Tasholli ka uruar Kryetarin Agim Alii për zgjedhjen Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, transmeton Ulpianapress.
Tasholli ka shfrytëzuar faqen e tij në rrjetin social Facebook për të uruar Aliun pasi u bë kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku të cilit iu është referuar si kryetar shembull për të tjerët.
« Agim Aliu, shembull për të tjerët.
Përzgjedhje të tilla në krye të Asociacionit të komunave në Kosovë na bën të ndihemi popull me një të ardhme të suksesshme, një kryetar shembull për një qeverisje të mirë ».
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: