LipjaniPress

Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

Lajme Lipjani

Kuvendi Komunal sot ka mbajtur seancë solemne për nderë të 18-të vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët lipjanas për ditën e çlirimit. Ai tha se dita e çlirimit të vendit, si sot e përher do të shënohet jo vetëm në kujtim të ndjenjës së lirisë, por edhe detyrim i respektit, kujtimit e nderimit të të gjitha organizimeve ndërshqiptare për të ndërtuar shtetin e mvetësisë ndër gjenerata, për të sublimuar lirin tonë, djemt dhe vajzat dëshmore e martire të Ushtris Çlirimtare të Kosovës.
“Sot e përher, kushdo që flet dhe e gëzon lirinë e vendit tonë, do respektoj e nderoj përgjithmonë veprën, kontributin e gjeneratave të tëra, sepse ata bënë histronë, ata i dhan vlerë lirisë, sepse dizajnuan, unifikuan, ditën dhe mundën të punojnë në troje tona e për atdheun tonë dhe me miq ndëkombëtar, që vendi ynë të gëzoj lirinë dhe pavarësinë. Të till përher do të nderohen si Ibrahim Rugova e Adem Jashari, Sali Çeku e Agim Ramadani, Zahir Pajaziti e Hamëz Jashari dhe të gjithë dëshmorët e martirët e vendit tonë”, ka theksuar kryetari Ahmeti.
Ahmeti po ashtu tha se shqiptarët sot e përgjithnji e kujtojnë dhe i mbeten mirënjohës SHBA-ve dhe shteteve aleate nën ombrellën e NATO-s që ndihmuan finalisht e përfundimisht vendin tonë për liri e pavarësi.
Kreu komunal i Lipjanit theksoi se festa e lirisë, sot na thërret jo vetëm në shënimin e festimin e ditës së çlirimit, por kjo festë troket në ndërgjegjien e secilit nga ne, secilit qytetarë, për respektimin e vlerave që sollën lirinë, për vetë lirinë e shtetësinë tone.
“Nuk mund të presim që të tjerët të duan shtetin tonë më shumë se vet ne, por kemi përgjegjësi të zhvillojmë dhe integrojmë vendin tonë. E nderojmë dhe respektojmë të kaluaren tonë duke qenë të përgjegjshëm e të pastër karshi lirisë dhe mvetësisë së vendit tonë”, ështe shprehur kryetari Imri Ahmeti./LipjaniPress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Avokati Alban Arifi: Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, përmes padisë, po kërcënon gazetarin Granit Duriqi

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress

Njoftim: Komuna Lipjanit

lipjanipress

Gazeta Express e mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër

lipjanipress

MURAT JASHARI ME “LIRI ATDHEUT” DYSHOHET SE KËRKOI PARA NGA BASHKATDHETARËT PËR VRASJEN E TRADHTARËVE

lipjanipress

Opozita pyet nëse Presidenti ka bërë puç duke marrë edhe pozitën e Kryeministrit

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

Pretendimet e një romi se UÇK-ja ia rrëmbeu vëllain dhe kushëririn

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Hashim Thaçit i vjen edhe një goditje e papritur nga SHBA-ja (FOTO)

lipjanipress

Hapja e fushatës së Nismës për Kosovën – Lipjan.(Video+Foto)

lipjanipress

E pazakontë në Vlorë/ Seks në makinë, vdes gjatë aktit 58-vjeçari

lipjanipress
Skip to toolbar