LipjaniPress

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të zbatimit të programeve për risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre të paralirimit, ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me këtë rregullore, çdo person i dënuar, i cili është duke e vuajtur dënimin në institucionet korrektuese dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet në pavijonin gjysmë të hapur, i cili është si njësi e veçantë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të drejtorit të institucionit korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët e drejtësisë penale dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

PLAKU ALBIN KURTIT: UNË TY TË KAM PËRCJELLUR QE 10 VITE, GJITHA FJALËT TË KANË DALË TË VËRTETA (VIDEO)

lipjanipress

Demantohet keq Isa Mustafa, ja sa qytetarë i punësoi Qeveria e tij në të vërtetë

lipjanipress

Super arma e kroatëve që tmerroi serbët (FOTO)

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani

LDK-Lipjan: Baica dëshmoj se di të mbështes ata që punuan për të mirën e tyre

lipjanipress

Kadri Veseli lanson “Fondin Rinor” për përkrahjen e ideve të reja në PDK

lipjanipress

Protestoi e zhveshur, policia franceze arreston kandidaten për presidente (Video)

lipjanipress

Nishani: Gjendja e drogës dhe e krimit në Shqipëri, më e rëndë se në Meksikë

lipjanipress

Muja u shkruan kolegëve: Ky është propozimi im për demarkacionin

lipjanipress

Komisioni për Punë të Brendshme e kërkon për raportim drejtorin e policisë

lipjanipress

Ja kushtet e KQZ-së për certifikimin e koalicioneve

lipjanipress

Një tjetër virus do të godasë Botën? Kina lëshon alarmin

lipjanipress
Skip to toolbar