Ai prapë ka postuar në Facebook. Prapë nuk e ka përmendur jahtin. Prapë nuk e ka përmendur Blerim Devolliin. I ka sulmuar mediat që po merren me konspiracion. Kjo është qesharake
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se nuk dorëzohet para hajnave. Krejt kjo pas publikimit të fotove pas mbrëmjes që e kaloi në jahtin e Blerim Devollit.
Mendon se po i bëhen sulme pasi janë zgjedhjet…
Derisa në asnjë moment nuk e sqaroi faktin se pse ndodhej në jahtin e biznesmenit pejan, të gjitha tjerat i quan konspiracion.
Krejt këtë mllef për luksin e kaluar në Budva, Ahmeti e ka shfryrë në faqen e tij të Facebook-ut.
“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia. Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave. Bring it on!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.