Banorët e fshatrave Bujan, Hallaq i Madh, Rufc, Ribar, Kraishtë e Bregu i Zi të komunës së Lipjanit po ankohen se prej tre ditësh nuk kanë energji elektrike si pasojë e disa defekteve në terren, ndërkohë që KEDS-i ende nuk ka arritur t’i riparojë defektet, është shqetësuese se po bëhen tre ditë që KEDS-i nuk arriti t’i gjejë defektet në terren.
Sipas banorëve janë ankuar disa herë, madje kanë realizuar dhjetëra telefonata por deri tash asgjë konkrete.
Sipas qytetarve komuna duhet të intervenojë në këtë rast. Azem Gërxhaliu, banor nga fshati Ribar, ka thënë se KEDS-i ka thyer rekord derisa po bëhen tre ditë që nuk arriti ta rregullojë defektin e energjisë elektrike.
Derisa KEDS-i përveçse nuk po arrin t’i riparojë defektet e veta, as nuk e hapin telefonin e pakta një sqarim i situatës. Regjioni i rrjetit në drejtim të Kraishtës në të cilën janë të kyçura disa fshatra, më të vërtet na ka lodhur ky problem i rrymës”, ka thënë Gërxhaliu./LipjaniPress//