Përfaqësues të lëvizjeve sindikale nga 10 shtete sot në Shkup debatojnë për politikën e re evropiane për kohezion social, raporton MIA.
Konferenca mbahet me mbështetje të Bashkimit Evropian, ndërsa qëllimi është që të këmbehen mendime dhe përvoja rreth dialogut social dhe si funksion ai në shtetet evropiane dhe në ato të cilat janë kandidatë për inkuadrim drejt BE-së.
“Dialogu social është nga shtyllat në të cilat bazohet Bashkimi Evropian, ndërsa në një vend si Maqedonia, e cila është në negociata për inkuadrim drejt BE-së, dialogu social është një nga çështjet themelore në të cilat duhet të punohet. Atë që duhet ta bëjmë është që t’i ndihmojmë Maqedonia të bëjë hapa të mëdha për realizimin e këtyre kushteve”, deklaroi Pjerxhorxhio Shakua, zëvendëskryetar i Lëvizjes kristiane demokratike në Itali.
Kryetari i Sindikatës për arsim, shkencës dhe kulturë (SASHK) Jakim Nedelkov pret se nga konferenca do të dalin shumë përvoja të cilat Maqedonia do të mund t’i shfrytëzojë në përparimin e dialogut social.
Ai konsideron se të drejtat e punëtorëve mund të përmirësohen vetëm nëse sindikatat merren me aktivitetet të vërteta sindikale dhe luftojnë për përmirësimin e kushteve për punë.
“Pres që sindikatat të merren me aktivitete të vërteta sindikale dhe të angazhohen për të drejtat e punëtorëve. Kur do ta përmirësojmë funksionimin e sindikatave në shtet, jam i bindur se të drejtat e punëtorëve do të rriten”, deklaroi Nedelkov./MIA/