Gjesti që bën edukatorja me një nga fëmijët e kopështit në kryeqytet ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale dhe kanë qenë pikërisht prindërit e fëmijëve të cilët kanë reaguar ashpër.
Edukatorja është ulur në dysheme, e veshur me taka të larta të papërshtatshme dhe me xhup, ka kapur dorën e një prej vogëlushëve dhe e ka futur në gojë, ndërkohë që fëmijët e tjerë e shohin atë.
Prindërit i lënë fëmijët në dorën e kujdestareve të cilat duhet të përcjellin kulturë dhe t’i edukojnë fëmijët.
Por siç duket dhe nga fotoja, institucionet e përkujdesit të fëmijëve nuk e kryejnë rolin siç duhet në përcjelljen e vlerave, kujdesit dhe edukimit të të vegjëlve. /newsbomb.al/
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: