Ekipet kosovare priten të bëjnë një betejë të fortë për njërin prej talenteve më të mëdha në futbollin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjigantët e Superligës kanë shfaqur interesim të madh për Ardi Arifi , yllin e ri të Arbërisë, i cili ka shpërthyer me paraqitjet e tij të fundit për kuqezinjtë, transmeton Ulpianapress.
Ai shkëlqeu në humbjen e Arbërisë 2:3 kundër Vushtrrisë në të premten, dhe po ashtu në triumfin 3:2 kundër Ramiz Sadikut në kampionat.
Paraqitjet e tij, meritore për lojtarin e ndeshjes, kanë bërë që ekipet e Superligës të zgjojnë interesim për shërbimet e fenomenit lipjanas.
Arifi në radhët e KF Atbërisë kaloi nga rivali tjetër lokal Ulpiana, dhe sigurisht pas gjithë këtij interesimi për të, të kaltërve mund t’iu shkaktoi kokëdhimbje, pasiqë e patën në radhët e veta, mirëpo ekspertët e klubit nuk besuan në cilësitë e tij./Ulpianapress/