LipjaniPress

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Vullneti për të vazhduar qeverisja e Kryetarit Imri Ahmeti me Lipjanin edhe mandatin e dytë u dëshmua fuqishëm sonte edhe në Sllovi në takimin elektoral me banorët e këtij fshatit.
Nga këtu slloviasit dëshmuan se fuqishëm dhe me zemër dinë të mbështesin vetëm kryetarin Imri Ahmeti.
Kurse kryetari Ahmeti duken shpalosur programin e tij qeverisës për Lipjanin e në theks të veçantë për Sllovinë ka thënë se mandati i dytë do të jetë mandat i finalizimit të projekteve të pa përfunduara ende. Ndërsa i ka siguruar banorët e Sllovisë se aty do të ndërtohet një Sallë e madhe Sporti.
“ Krahasojeni Sllovinë sot me atë që ishte para katër vitesh. Ju do të shihni se ka ndryshime të mëdha. Sikurse mos te kishim gjetur borxhet e trashëguara Sllovia do të kishte sot një pamje edhe më ndryshe. Trotuari dhe ndriçimi publik do të ishin projekte tashmë të përfunduara këtu dhe në gjitha fshatrat e Lipjanit. Ju siguroj juve se në mandatin e dytë do të asfaltohen edhe ato pak rrugica të fshatit të pa përfunduara ende. Do të ndërtohet trotuaret dhe i gjithë fshati do të jetë i ndriçuar me ndriçim publik. Kurse Sllovia do të ketë një Sallë të madhe Sporti. Ndërkaq do të merren në mirëmbajtje nga institucionet Komunale edhe varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve, këtu dhe në çdo lokalitet tjetër.”, është shprehur në mes të tjerash kryetari Imri Ahmeti.
Ahmeti tutje ka shtuar se ata që po e akuzojnë për ndërtim të rrugëve nëpër ara, duhet ta dinë se ato nuk janë rrugë të arave, por janë kërkesë e vet banorëve të Sllovisë, Smallushes dhe Gadimës. Kurse do të vazhdoj të hap rrugë të reja .

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryeministri: Haradinaj, peng i shtetit që kreu krime e masakra në Kosovë

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress

Janë bërë hit në internet, por e vërteta për to është shokuese

lipjanipress

Deçan, humb jetën nga tymi derisa i digjej shtëpia

lipjanipress

19 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

lipjanipress

“Keqardhje” e Beogradit për kohën e humbur të Kosovës me zgjedhje

lipjanipress

R E A G I M: Daim Hiseni reagonë publikisht deri tek institucionet relevante në vend

lipjanipress

Kuvendi fton deputetët për seancën e 3 gushtit – Këto janë pikat e rendit të ditës

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress

PDK e Lipjanit e pakënaqur me Projekt-Buxhetin e vitit 2018-2020

lipjanipress

KF “Arbria” meritojnë falenderim të veçantë.

lipjanipress

Hoxha: Kosova, përpos BE’së, nuk ka alternativë tjetër

lipjanipress
Skip to toolbar