Një sondazh ditor i zgjedhjeve presidenciale në Francë ka vazhduar të parashikojë se liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do t’i humbiste zgjedhjet presidenciale në balotazh më 7 maj.
Sondazhi “The opinionway poll”, i publikuar në ueb-sajtin e vet pak para orës 13.00, tregoi se Le Pen do t’i fitonte 25% të votave në rundin e parë më 23 prill, me kandidatin e pavarur Emmanuel Macron që do t’i fitonte 22% dhe kandidatin konservator Francois Fillon 20% – rezultate këto që do të conin Macronin dhe Le Penin në balotazh, transmeton Express.
Macron do ta mposhte Le Penin 66% me 34% në balotazh.
E nëse Fillon do ta siguronte balotazhin në vend të Macron, atëherë ai do ta mposhte Le Penin me një rezultat prej 62% me 38%./Express/
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: