LipjaniPress

Sonte në “Komiteti” – i ftuar Ramush Haradinaj

Uncategorized

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është i ftuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emisioni transmetohet në ora 20:20 në RTV Dukagjini më pas në uebsajtin e Gazetës Express.

Haradinaj në “Komiteti”, nga Strasburgu, rrëfen për luftën e tij në UÇK, për të cilën po vazhdon të gjykohet tash e disa herë; për humbjen e vëllezërve; për raportet e tij me presidentin Rugova dhe me shokët e tij të luftës që më pas i pati kundërshtarë politikë.

Kur u inkuadrua për herë të parë Haradinaj në luftën UÇK’së?

Si i përjetoi humbjen e vëllait, Luanit, në frontin e luftës dhe çfarë vendimi mori ai?

Për çfarë ia kishin dhënë besën njëri-tjetrit vëllezërit Haradinaj?

Cila ishte beteja më e rëndësishme e Haradinajt kundër forcave serbe?

Cilin komandant të UÇK‘së Ramush Haradinaj e çmon më së shumti?

Pse, sipas Haradinajt, Serbia e dëshiron me çdo kusht persekutimin e tij?

Si e shihte ai ish-Presidentin Ibrahim Rugova gjatë luftës?

Si kishte mbetur Haradinaj pothuajse i vetëm në luftë?

Kur është njohur për herë të parë Ramush Haradinaj me presidentin Hashim Thaçi?

Pse Haradinaj nuk pajtohej me Shtabin e Përgjithshëm, gjatë luftës?

Çfarë i kishte propozuar Thaçi Haradinajt menjëherë pas lufte?

Kur e kishte përjetuar Haradinaj krizën më të madhe?

Kush e kishte bindur kreun e AAK’së që ta formonte këtë parti?

Çfarë i kishte thënë Haradinaj, Rugovës, Thaçit dhe ambasadorit amerikan?

Kur ishte takuar Haradinaj për herë të parë me Ibrahim Rugovën?

Çfarë i kishte thënë Haradinaj, Ibrahim Rugovës, për sulmet që ia bënte Bota Sot?

A ishte bërë Haradinaj Kryeministër në vitin 2004 që të shpëtonte nga Haga?

Haradinaj jep një version tjetër të arrestimit të tij nga francezët.

A mendon Haradinaj se do të gjykohet edhe nga Gjykata Speciale?

A e ka refuzuar Haradinaj një takim me Thaçin në Strasburg?

Çfarë do të bënte Ramush Haradinaj me iniciativën e Presidentit Thaçi për ushtrinë?

Cila është porosia e Ramush Haradinaj për atentatorët e Azem Vllasit?

Për këto dhe çështje të tjera flet sonte në “Komiteti”, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Deputeti i VV’së: S’ka Qeveri të pakicës, shpejt takohen Kurti e Mustafa

Granit

UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër.

lipjanipress

Sfarqa: Nuk ka prishje të njëanëshme të koalicionit

Press Lipjani

LDK-Lipjan: Lipjani qytet ekologjik

lipjanipress

Lokja nga Lipjani të cilës iu vranë 5 meshkuj të shtëpisë rrëfen se si e shau serbin në sy (Video)

Granit

Njoftim Më 24.03.17 përkujtohet rënia heroike e Heroit të Kombit Ismet H. Asllani.

lipjanipress

Vjosa Osmanit i vjen mbështetja nga Lipjani

Granit

Aksident i rendë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Suharekës (Foto)

lipjanipress

Lipjan

lipjanipress

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Banullën dhe Gadimen Haradinaj: Do ta mbështesim fuqishëm dr. Fitim Selimin për kryetar të Lipjanit(Video+Foto)

lipjanipress

PRESIDENTI I KËRKON VESELIT TA ANULOJË ZGJEDHJEN E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Athina për herë të parë që nga çlirimi otoman lejon ndërtimin e një xhamie

lipjanipress
Skip to toolbar