LipjaniPress

SPANJA MUND TA NJOH KOSOVËN, POR KUNDËRSHTON SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

Lajme

 

 

 

Barel: “Evropa është ndërtuar për të jetuar së bashku njerëz të etnive të  ndryshe e  të kulturave të ndryshme

“Lipjanipress” 20 shtator

Spanja do ta njohë Republikën e Kosovës si shtet, në rast të arritjes së një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë shteti spanjoll e kundërshton idenë e shkëmbimit të kufijve si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve.

Siç shkruan gazeta spanjolle “Moncloa’, Spanja është duke e përgatitur njohjen diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës janë njoftuar në detaje lidhur me ecurinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe pritet që një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve të arrihet brenda katër apo gjashtë muajsh.

E nëse do të arrihet kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Spanja do të lëviz përpara duke e njohur pavarësinë e  Republikës së Kosovës.

Gazeta shkruan se Spanja është kundër idesë së propozuar nga Thaçi dhe Vuçiq për ndryshim të kufijve, pasi mendojnë që një gjë e tillë mund të përdoret si precedent nga nacionalistët në Kataluni, të cilët mund të kërkojnë njohje ndërkombëtare më vonë.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, ka thënë më herët se në rast të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet, do të lëviznin përpara për të marrë një vendim përfundimtar për njohje.

Borell ka folur edhe për kundërshtimin që iu bë idesë për shkëmbim të territoreve nga fuqitë e mëdha, duke thënë se Evropa nuk është një vend ku duhet të krijohen etnitete homogjene.

“Evropa është ndërtuar për të jetuar së bashku njerëz të etnive të  ndryshe e  të kulturave të ndryshme”, ka thënë Barell.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Selanik, evakuohen 50 mijë banorë

lipjanipress

Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

lipjanipress

“Në Lipjan fitoi Imri Ahmeti , jo LDK-ja !”

lipjanipress

Hyseni takon ambasadorin e Hungarisë: Flasin për vizat

lipjanipress

Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn, tregon për çfarë biseduan

lipjanipress

12-vjeçarja vdes pas përdorimit të tepërt të deodorantit

lipjanipress

Departamenti i Gazetarisë mban konferencën ndërkombëtare “Prishtina Media Days”

lipjanipress

KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-it që Istogu të shkojë në rivotim

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Suedia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

lipjanipress

Prizren: Për t’u shpëtuar shefave hidhet nga kati i dytë

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress
Skip to toolbar