Lipjanipress

Suspendohet gjykatësja Safete Tolaj

Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar gjyqtaren Safete Tolaj nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjyjatës në Deçan, pas hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” për mito në Gjykatën e Deçanit.

Lajmin për suspendimin e gjykatëses e konfirmoi kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Idrizi tha se Tolaj është suspenduar vetëm nga pozita e përgjegjëses së degës së gjykatës, ndërsa një komision i KGJK-së do të vendosë për pozitën e saj si gjyqtare.

Vendimi i KGJK-së erdhi pas publikimit të një hulumtimi në dy vazhdime nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” në të cilin janë dhënë pamje të djalit të saj duke kërkuar dhe duke marrë mito nga një qytetar për përshpejtimin e një rasti në gjykatën e Deçanit të cilin e trajtonte gjykatësja Tolaj.

Një ditë pas publikimit të promos së emisionit, javën e kaluar, policia dhe prokuroria arrestuan Safete dhe Fisnik Tolajn, i cili gjendet në paraburgim. /kallxo.com

Facebook Comments

Related posts

AMBASADA BRITANIKE: QEVERIA ARGUMENTOI LIGJSHMËRINË E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Haradinaj, Vulinit: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Press Lipjani

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli