LipjaniPress

Ta ndihmojmë invalidin e luftës Irfan Xhaferin

Lajme Lipjani Maqedoni

APEL PËR NDIHMË

Te nderuar miq, shoke, bashkëluftëtare, dhe populli me solidar ne bote shqiptar

Ta ndihmojmë invalidin e luftës Irfan Xhaferin, i cili humbi njërin krah ne luftën e Kalanit te Tetovës. Irfan Xhaferi është pjesëmarrës i te gjitha luftërave qe u luftua për trojet shqiptare.
APEL nga LipjaniPress.com për ish-EPRORIN e UÇK_së

Tani jeton ne kushte te vështira ekonomike ne fshatin Forinë te Gostivarit. Pas shume mjekimeve dhe vizitave mjekësore ne vend, Irfani ka nevojë ti nënshtrohet një mjekim ne Zvicër, dhe ti behet një protezë dore. Me kushtet ekonomike qe e rendojnë ,nuk e ka mundësin qe shpenzimet prej 17’000.- €uro te cilat i nevojiten për këtë protezë ti barte vet.
Deri ne kete moment nuk eshte arritur grumbullimi i mjeteve te mjaftueshme që kerkon Spitali prandaj data e Operacionit eshte shtyr ne afat te pa caktuar deri ne grumbullimin e mjeteve, ndersa ushtari Irfan ne meshiren e Zotit dhe shqiptarve te vullnetit të mire ngelet duke perballuar dhimbjet …

Data e Operimit ishte planifikuar disa here deri tani ne INSEL Spital Bern – Zvicerr shpresojm se viti 2018 do te jete Viti i Sherimit për Irfanin,suksese e shendet
Irfan Xhaferi mirenjohje nga Shoqata e invalidve te luftes se Uçk-es dega Gjilan

Për një luftëtar ,invalid lufte është vështirë te tejkalohet kjo gjendje shëndetësore pa ndihmën e shoqërisë dhe te popullit. Jemi te vetedishëm se shteti nuk mendon për këto raste. Pa ndihmën e shoqërisë Irfani do te mbetet pa proteze për te cilën shume ka nevoje. Një fond për sigurime shëndetësore (FSHS) e ka refuzuar ta ndihmoje me një proteze këtë invalidi te luftës. Injorimi dhe mos respekti ndaj invalidëve te luftës i janë bere edhe nga partitë politikee sidomos nga ajo e BDI-se. A ka me keq për një trim që ishte gjithnjë në ballë të luftës, të vij dikush sot me një funksion drejtori dhe ta refuzojë për diçka që i takon? Invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) kanë mbet në mëshirë të fatit dhe mëshirën e popullit. Trimat që lanë gjymtyrët në fushën e betejës për të pas një të ardhme më të mirë, sot nuk mund të marrin as një protezë në vend të tyre.
Raporti mjeksor nga INSEL SPITAL Bern-Zvicer per Irfan XHAFERIN

Irfan Xhaferi alias Komandant Tigri nga fshati Forinë i Gostivarit, ish pjesëtarë i pesë luftërave ballkanike (Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni) Është njëri nga invalidët e luftës te cilit duhet ti përkulemi. Kurse këtu ndodh e kundërta Invalidi i 5 luftërave kërkon ndihme. Kjo është mjerim për një shtet ku jemi duke jetuar,kurse për Irfanin është dite e vështirë ti përballoi një kërkese te tille.Irfani Xhaferi me shokët e tij nuk kanë luftuar për benificione, nuk kanë luftuar edhe për këtë gjendje në të cilën ndodhen sot. Ai ka luftuar për LIRI, për Komb, dhe për te dëbuar armikun nga trojet shqiptare. Dikur ne kohërat e luftërave ballkanike ,kur ne shqiptaret nuk dinim për ke po luftojmë na shpallem HERO me dy lufta ! Si psh. Asim Vokshi,Veli Dedi ku shteti u kujdes deri ne vdekje për ta .kurse sot një invalid i 5 luftërave ka mbete nen mëshirën e qiellit dhe nen mëshirën e popullit.

vertetime nga UCK-Kombetare dhe UCK -Kosove
Andaj ! Te nderuar popull shqiptar ,kudo qe jeni ,te tregohemi solidar si çdo here qe kemi qenë, edhe ta ndihmojmë vëllaun ,invalidin e luftës Irfan Xheferin për ta gëzuar një PROTEZË dore për te cilën shume ka nevoje. Për tu binde ne sinqeritetin e tij , në vazhdim keni të dhenat bankare ku mundeni ti derdhni mjetet për ndihme;

STOPANSKA BANKA AD-SKOPJE
Në emer : IRFAN XHEFERI,

Adresa : FORINO UL.200 BR BB
1230 GOSTIVAR MACEDONIJA
IBAN;MK07200002552252740 EUR
SWIFT;STOB MK 2X

Perndryshe mundë te kontaktoni edhe direkt me Invalidin e luftes

Irfan XHAFERI në numrin Mobil : 00389 70 562 656

LipjaniPress.com solidarizohet maksimalisht dhe kërkon perkrahje per Irfanin si dhe për të gjithë invalidët e Luftës

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

lipjanipress

LDK fillon t’i bojkotoj seriozisht seancat, nuk e voton marrëveshjen e IPA-s

lipjanipress

Në Kosovë rritet numri i përdoruesve të narkotikës nën moshën 18 vjeç

lipjanipress

Trump bëhet bashkë më Putin për të bombarduar ISIS-in

lipjanipress

Zgjedhjet i kushtojnë vendit 5 milionë euro, KQZ aprovon buxhetin

lipjanipress

Ish –Drejtori Arsimit në Prishtinë: Ahmeti të japë përgjegjësi për punësimin e 276 militantëve

lipjanipress

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Gazeta maqedonase “e gjen” origjinën e shqiptarëve: Janë nga Afrika!

lipjanipress

Policia: Disa raste penale dhe 14 incidente të ndryshme gjatë zgjedhjeve

lipjanipress

Reagim ndaj shkrimit, shpifjes dhe genjeshtres ne portalin: lajm.co

lipjanipress

Gjykata merr vendim për Milaim Zekën, e lë në arrest shtëpiak

lipjanipress
Skip to toolbar