Lipjanipress

Talebani i dërgon letër presidentit Donald Trump

Lajme

Talebani i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që t’i tërheqë trupat amerikane nga toka e Afganistanit.

Në një letër të hapur dërguar Trumpit, lëvizja politike fundamentaliste e sektit islamik suni, Talebani, ka thënë se “asgjë nuk është arritur në 15 vite luftë, përveç shkatërrimit dhe derdhjes së gjakut,” transmeton express.

Në letrën e publikuar në ueb-sajtin e vet zyrtar, kjo lëvizje kryengritëse ka thënë se SHBA-ja e ka humbur besueshmërinë pasi që ka shpenzuar 1 trilion dollarë në një ngatërresë kjo frytdhënëse.

“Prandaj, përgjegjësia për t’i dhënë fund kësaj lufte po ashtu bie mbi supet tuaja [SHBA-së]” thuhet në letrën e Talebanit.

Deri tani, Trump ka thënë pak në publik rreth Afganistanit, ku rreth 8.400 trupa amerikane janë ende prezent si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga NATO për t’i përkrahur forcat vendore.

Facebook Comments

Related posts

A është intervistuar Hashim Thaçi për krime të luftës? (Video)

lipjanipress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Press Lipjani

Policia britanike: Jemi duke e trajtuar sulmin si incident terrorist (Foto)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli