LipjaniPress

Tash i takon BE’së ta mbajë premtimin për vizat

Lajme

Ka përfunduar historia tri vjeçare e Demarkacionit me Malin e Zi. Më në fund, deputetët e Kosovës e votuan këtë marrëveshje. Kështu, është përmbushur kushti kryesor që i mbante kosovarët ngujuar, e ka mbetur në duart e Bashkimit Evropian për të mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave.
Kosova duke e votuar Demarkacionin ka plotësuar kushtin që BE i kishte vënë për t’u liberalizuar vizat. Kushti tjetër është edhe luftimi i korrupsionit.

Diplomatët e vendeve evropiane dhe SHBA’së kishin bërë thirrje të panumërta deputetëve të Kosovës që të japin votën e tyre pro demarkacionit, që t’u mundësohet qytetarëve lëvizja e lirë, shkruan Express.

Kosova përmbushi kushtin kryesor, por ky nuk ishte i vetmi. Megjithatë, ndërkombëtarët janë shprehur të entuziazmuar se presin hapin e madh nga Kosova, që ishte ratifikimi i Demarkacionit, për t’i nxjerrë nga rrethimi kosovarët.

“Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos gjatë ditës së sotme.

Pas ratifikimit të demarkacionit ka folur edhe njëri ndër më të angazhuarit për ratifikimin e demarkacionit, ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Ai u ka thënë disa herë deputetëve se varet nga ta liberalizimi i vizave dhe progresi evropian. Ndërsa me tu ratifikuar demarkacioni, ai ka falëndëruar ata që votuan pro.

“Ky është lajm i mrekullueshëm që Kuvendi ka bërë punën dhe gjënë e duhur. Dua t’i falënderoj të gjithë deputetët që votuan pro Marrëveshjes”, tha Delaëie, raporton Express.

Komisioneri për zgjerim i BE’së, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme ka dënuar sulmet me gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa ka thënë se vetëm me votën pro demarkacionit, qytetarët përfitojnë duke u liberalizuar vizat.

“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, kishte thënë Hahn.

Kosovës i kishin mbetur vetëm edhe dy ditë për të zënë afatin kohor për të hyrë në agjendën e BE’së. Këtë e kishte thënë zv.kryeministri Enver Hoxhaj pak ditë pa u mbajtur seanca për demarkacion.

“Demarkacioni duhet të votohet sa më parë nëse ne dëshirojmë që t’i respektojmë afatet kohore të agjendës së institucioneve të BE-së: më 22 dhe 23 mars është takimi i Këshillit Evropian dhe me qëllim që Kosova të hyjë në agjendën e këtij samiti duhet që ta votojmë dhe ta zëmë hapin e kohës”, kishte pohuar Hoxhaj.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Serbët lëshojnë pe, pranojnë të rrënohet muri në Mitrovicë

lipjanipress

LOJA E PISTË ME DURIMIN QYTETAR

lipjanipress

Përfaqësuesi i Kim Jong Un: Koreja e Veriut mund ta shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba! Kujdes

lipjanipress

Agani tërhiqet nga gara për deputet shkak i aktakuzës

lipjanipress

SPANJA MUND TA NJOH KOSOVËN, POR KUNDËRSHTON SHKËMBIMIN E TERRITOREVE

Rexhep Isufi

KOMUNITETI I FSHATIT LLUGAXHI NË LONDER MBËSHTET SELATIN RETKOCERIN

lipjanipress

Mjeku Lipjanas Xheladin Rizani merr titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës)

lipjanipress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Press Lipjani

Rashiq: Lista Srpska është dashur ta rrëzojë Qeverinë

lipjanipress

Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë

lipjanipress

Lista Serbe thotë se është e gatshme ta votojë demarkacionin me Malin e Zi

lipjanipress

Këto janë faktet pse kerkoj dorëheqjen e Shpend Ahmetit (video)

lipjanipress
Skip to toolbar