LipjaniPress

Të mërkurën, në Restorant “Magma” Lipjan, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli njëherit edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka bashkëbiseduar me strukturat e degës së PDK-së në Lipjan,

Lipjani

Të mërkurën, në Restorant “Magma” Lipjan, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli njëherit edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka bashkëbiseduar me strukturat e degës së PDK-së në Lipjan, gjithashtu në shumë pyetjeve që iu kanë shtruar në Lipjan të mërkurën kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka qenë që të nxirret emri i kandidatit për Kryetar të PDK-së për Lipjan sa më shpejt.

Kreu i PDK-së z.Kadri Veseli është shprehur se: unë po vizitoj këtyre ditëve shumë qytete të Kosovës ku edhe ishte shprehun se ne duhet të pranojmë faktin se papunësia është shndërrua në armik të Kosovës , Ai më tej vazhdoi se, ne kemi përgjegjësi , ne duhet ta pranojmë faktin se kemi shumë për të bërë dhe për të dhënë për këtë vend ,
Ky është momenti i PDK-së dhe nuk kemi nevojë ta ulim kokën. Rreth zhvillimit ekonomik ishte breng edhe e miqve tanë më 2007 kur përgatiteshim për shpalljen e Pavarësisë ,se a mundet Kosova të qëndroj në këmbë ekonomikisht dhe financiarisht ,këtë e kemi dëshmuar në ndërtimin e autostradave dhe infrastrukturës në përgjithësi për qytetarët tanë dhe shumica e investimeve të fundit janë bërë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës .Prandaj ,duhet të mbajmë kokën lartë ,të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi të reja për të qeverisur me Kosovën edhe në Lipjan, se kemi dëshmuar se dimë të jem afër qytetarëve jo sa për t’ia marrë votën por edhe për ta mbështetur atë.
Në politik nuk jetohet sa për ti fituar zgjedhjet ,por në politik jetohet duke qeverisur mirë për qytetarin dhe interesin e tij shtetëror ,andaj dua të kërkoj nga të gjitha strukturat e Partisë që nga niveli lokal e deri te ai qendror që të bisedoni me qytetarët për misionin e PDK-së dhe për alternativën tonë,që jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi e këtë e kemi bërë në vazhdimësi. Platforma jonë është ajo që prek drejtpërdrejt qytetarin dhe çdo familje për perspektivë të tyre ,me krijim e vendeve të punës dhe hapësirës lehtësuese për ndërmarrësi dhe biznese profatibile. Këtyre proceseve do t’i prini ju këtu që jeni në sallë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së dhe kështu do ta fitoni besimin popullit ,në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që askush të keqpërdor këtë besim.
Pjesë e platformës sonë politike do të jetë përgjegjësia për besimin e dhënë me votë sepse me këtë besim e kemi fituar lirinë dhe e kemi ndërtuar paqen dhe shtetin tonë, është shprehur mes tjerash z. Veseli.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Komuna e Lipjanit e dënon rastin e thyerjes së xhamit të dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc

lipjanipress

Josef Martinsen: Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Kosovës

lipjanipress

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress

Nazim Bllaca dënohet me burgim

lipjanipress

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Lipjan z. Selatin Retkoceri, me bashkëpunëtorët vizituan Krojmirin, Shalen, dhe Kleçken:

lipjanipress

Tash për tash s’ka indikacion për zgjedhje të parakohshme, Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK-së Shukri Buja

lipjanipress

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

LDK Lipjan- Sonte vazhdojmë në TOPLIQAN

lipjanipress

Ardit Isuf Tasholli, ingjinieri i parë i Makinerisë të Energjisë së Ripërtritshme në komunën e Lipjanit

lipjanipress

Në Lipjan nuk është mbajtur mbledhja e KK-së, Opozita qendron në kërkesën për mbajtje të mbledhjës të jashtzakonshme

lipjanipress

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Lipjani për Fëmijët”

lipjanipress

I.Gashi: GURAKUQI POET E PATRIOT I FLAKET

lipjanipress
Skip to toolbar