Lipjanipress

Telashe të mëdha me ngrohje në shkollat e Prishtinës

Lajme

Vjetërsia dhe amortizimi i sistemit të ngrohjes po krijojnë telashe nëpër shkolla të vendit, raporton KTV.

Në një gjendje të tillë ndodhet edhe shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë. Drejtori i shkollës thotë se i ftohti i madh që mbizotëroi javët e kaluara ka ndikuar në prishjen komplet të sistemit.

Mësimdhënësit ankohen se nuk e kanë zhvilluar orën si duhet. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, thotë se problemet e vazhdueshme me rrjet, kompania mirëmbajtëse po i sanon, duke shtuar se riparime ka pasur në disa shkolla të Prishtinës.

Sipas saj, të gjitha shkollat që nuk janë të kyçura në sistemin e qytetit por me lëndë djegëse, që ua siguron komuna, janë të pajisura mjaftueshëm dhe sa i përket kësaj çështjeje, nuk do të dalë kurrfarë telashe.

Në Komunën e Prishtinës, 11 institucione shkollore janë të kyçura në sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit, me Termokosin. 33 institucione kanë sistemin e ngrohjes qendrore vetanake dhe përdorin naftën, ku sipas Komunës së Prishtinës, deri tash janë furnizuar me 439.000 litra naftë, që po vazhdon ende.

Facebook Comments

Related posts

Burgu i josh kosovarët, 4 mijë konkurrentë për 70 vende pune (Video)

lipjanipress

Në Kosovë rritet numri i përdoruesve të narkotikës nën moshën 18 vjeç

lipjanipress

Letër e hapur për Thaçin: President, nise plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli